Sesioni i tretë i forumit në Dibër Printoni E-mail
e martë , 15 korrik 2008

   Në Dibër në mjediset e ShT “Bratsvo Edinstvo” u mbajt Sesioni i Tretë i Forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, në të cilën morën pjesë 100 dibranë.

   Në sesion, në të cilin merrte pjesë dhe udhëheqësi i Programit Nacional për Pushtet Demokratik në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ibrahim Mehmeti, u prezantuan 8 propozim-zgjidhje si koncepte në sferën e nevojave më të rëndësishme në arsimin dibran, prej të cilave 6 lidheshin me sferën e infrastrukturës dhe pajisjen, ndërsa dy prej propozimeve kanë lidhje me sistemin arsimor.
   Grupi i parë i punës  prezantoi konceptin për propozim projekt për zgjidhjen e problemit të ngrohjes në ShT “Sait Najdeni”, ndërsa grupi i dytë dha shpjegime dhe argumente për zgjidhjen e problemit për pajisje të bibliotekave në shkollat tetëvjeçare dhe për pajisje të kabineteve.
   Grupi i tretë i punës në mënyrë të detajuar e shpjegoi propozimin e vet në lidhje me ndërtimin e sallës sportive në Dibër e cila do të mund të kombinohet dhe do të mund të përdoret si nga nxënësit, ashtu edhe nga qytetarët dhe klubet sportive. Është theksuar se për shkak të mungesës të sallës standarde, klubet sportive dhe jeta sportive në qytet nuk mund të zhvillohet si në qytetet e tjera.
   Grupi i katërt i punës e shpjegoi zgjidhjen për formim të qendrës së gjuhëve të huaja, vallëzimit modern. Kjo qendër do të ketë dimension shumetnik dhe mjaft e rëndësishme për këto rajone.
   Prezantimi për formim të kabinetit komplet të informatikës në ShT “Bratsvo Edinstvo” me ndërtimin e tij, por dhe me pajisje dha grupi i pestë. Gjatë kësaj është theksuar nevoja për kabinet, sepse një i tillë momentalisht nuk ekziston.
   Grupi i gjashtë i punës dha shpjegime rreth propozim-projektit për përmirësim të gjendjes së mjediseve sanitare në shkollat tetëvjeçare, kurse nga grupi i shtatë i punës ishte prezantuar ideja për projekt për rregullim të oborrit të kopshtit të fëmijëve “Breshija” në Dibër.
   Grupi i fundit i teti, në mënyrë të detajuar i prezantoi zgjidhjet ideore për projekt për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit dibran “Zdravko Çoçkovski”. Objekti që është ndërtuar në vitin 1967 është objekt montazh dhe nuk ka kushte minimale për zhvillimin e mësimit, theksuan prezantuesit.
   Prezantimet morën mbështetje të fuqishme prej të gjithë të pranishmëve, kurse kishte edhe propozime dhe pyetje shtesë në interes të realizimit sa më të mirë të projekteve të propozuara.
   Në këtë sesion ishte theksuar nevoja që në ditët në vijim, në Dibër, të mbahet takim me përfaqësuesit e emigrantëve dhe diasporës me qëllim të shihet interesi i tyre për pjesëmarrje me donacionet e veta në projekte në sferën e arsimit. Sesioni i ardhshëm do të mbahet më 12 shator.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA