|
U prezantuan dhjetë zgjidhjet ideore në Dibër |
|
|
|
e mërkurë , 17 shtator 2008 |
|
Sesioni i katërt i programit “Forume në bashkësi” u mbajt të premten më 12 shtator, në restorantin Qendrën e Kulturës në Dibër, ku morën pjesë mbi 130 dibranë.
Në këtë sesion u prezantuan 10 propozim-zgjidhjet ideore të ofruara prej dhjetë grupeve.
Grupi i parë i sesionit e prezantoi zgjidhjen ideore për Rregullimin e oborrit dhe inventarit në kopshtin e fëmijëve “Breshija”. Kjo zgjidhje ofron mundësi për shfrytëzim të oborrit edhe prej fëmijëve të tjerë në qytet, përveç atyre në kopsht, kurse shuma e buxhetit të propozuar është 30 mijë euro.
Grupi i dytë e prezantoi zgjidhjen ideore për problemin – mungesë e mjeteve arsimore dhe literaturës në ShT “Said Najdeni”. Zgjidhja e problemit do të mundësojë mësimdhënie më të mirë në shkollë, është thënë në prezantim, kurse mjetet e kërkuara janë 15 mijë euro.
Grupi i tretë i forumit e dha zgjidhjen e vet ideore për problemin e fasadës dhe oborrit të ShT “Vllazërim Bashkim” për çka janë kërkuar 58 mijë euro.
Grupi i katërt e prezantoi zgjidhjen ideore për fillimin e punëve për ndërtim të objektit të gjimnazit të Dibrës “Zdravko Çoçkovski”. Në prezantim është theksuar se me këto mjete nuk janë të mundshme operacione të mëdha, por u theksua se duhet diçka që të fillohet sepse objekti i gjimnazit është para shkatërrimit. Është kërkua buxhet prej 120 mijë eurosh.
Grupi i pestë e prezantoi zgjidhjen e problemit dhe zgjidhjen ideore për problemin e ngrohjes n[ ShT “Said Najdeni” në Dibër, dhe u tha se nevojiten 20 mijë euro për këtë projekt.
Grupi i gjashtë e prezantoi zgjidhjen në lidhje me mungesën e sallës sportive. U dhanë dy zgjidhje alternative, prej të cilave njëra ishte për sallë të re, kurse tjetra për sallë ballonë. Janë propozuar zgjidhje ideore në lidhje me mjete prej 70 deri në 90 mijë euro.
Grupi i shtatë i Sesionit të katërt e prezantoi projektin “Mësimi në natyrë” me çka informoi se janë të nevojshme operacione të caktuara në infrastrukturë me vlerë prej 25 mijë eurosh.
Grupi i tetë e prezantoi zgjidhjen për projektin ideor - hapësirë për park argëtues, për të cilin u vlerësua se nevojiten 30 mijë euro.
Grupi i nëntë e prezantoi zgjidhjen për formimin e Qendrës për Kulturë dhe Arsim të të rinjve për çka u vlerësua se nevojiten 50 mijë euro.
Grupi i dhjetë në këtë prezantim dha propozim-koncept për edukim të turinjve për alpinizëm, kurse mjetet e nevojshme për këtë zgjidhje janë 25 mijë euro.
Sesioni është mbajtur në dy gjuhë maqedonisht edhe shqip.
|