| Alka |
|
|
|
Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkëpunim “Alka” është organizatë maqedonase e pavarur, joprofitabile e themeluar në prill të vitit 2004. Iniciativa për formim të shoqatës lokale u lind prej anëtarëve të Njësisë për Zhvillim të Integruar Rural (IRDU), të cilët në periudhën prej vitit 2000 deri në 2004 punonin në zbatimin e Programit për Zhvillim të Integruar Rural të financuar nga Sida, kurse është zbatuar në suazat e Shoqatës së Pavarur Britanike (Ndihmë e Drejtpërdrejtë për Fëmijët – CAD), kurse më vonë në suazat e OJQ-së Franceze (Agjencia për Ndihmë në Bashkëpunim dhe Zhvillim Teknik – ACTED).
Në përputhje me vizionin e vet “Alka” synon që nëpërmjet veprimtarisë së vet të kontribuojë në formimin e shoqërisë së organizuar, qytetarët e të cilës e kanë mundësinë të marrin pjesë aktivisht në krijimin e në të ardhmeje më të mirë. Misioni i “Allkës” është i drejtuar kah promovimit dhe mbështetjes së iniciativave për zhvillim të qëndrueshëm të resurseve njerëzore dhe materiale dhe përforcimin e proceseve demokratike në Maqedoni. Qëllime strategjike të shoqatës janë: - Përforcim i kapaciteteve të bashkësive dhe Vetëqeverisjes Lokale - Përmirësim i kushteve të jetës - Mbështetje e shoqërisë qytetare - Promovim dhe mbështetje dhe administrim i mirë (good governance) “Alka” punon me bashkësi, komuna dhe grupe vullnetare, duke u dhënë mbështetje profesionale, teknike, këshillëdhënëse dhe financiare. Me zbatim të qasjes pjesëmarrëse “Alka” punon në motivimin, mobilizimin dhe vetorganizimin e bashkësive, inicion aktivitete për planifikim zhvillues dhe mobilizim të resurseve të kapshëm, duke promovuar gjatë kësaj bashkëpunim dhe partneritet të bashkësisë me institucionet dhe organizatat e tjera. Kontakt: Shoqata për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Qëndrueshëm “Alka” rr. Blagoja Davkov rr.33 1000 Shkup Tel/faks: ++ 389 2 3 214 505 ++ 389 2 3 211 664 E-mail: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë www.alka.org.mk |