Për programin | Mbi programin "Forumet në bashkësi" |
|
|
|
Qëllimet
Qëllimi kryesor i programit është të mbështetet zhvillimi pjesëmarrës i bashkësive në nivel lokal. Forumi është platformë e zhvillimit, e cila ka për qëllim që (1) qytetarët ta përmirësojnë jetën e tyre me ide dhe pjesëmarrje dhe (2) administrata të zhvillojë qeverisje lokale pjesëmarrëse dhe përgjegjëse, të cilës do t'i besohet. Aktivitetet Procesi i FORUMIT është i përbërë prej dy fazave kryesore. Në fazën e parë (faza e sesioneve) pjesëmarrësit në forum - banorë të komunave ku realizohet programi, janë të përfshirë në 6-8 diskutime të strukturuara, ku krijohen idetë dhe rekomandimet e projekteve. Faza e dytë është realizimi praktik i projekteve të zgjedhura. Struktura e FORUMIT Në FORUM marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar të komunës. Zakonisht, FORUMI përbëhet prej maksimum 10 tryezave të punës, ku secila përbëhet prej 5-8 pjesëmarrësve. Tryezat e punës i përfaqësojnë interesat e ndryshëm socio-ekonomike dhe pikëvështrimet e bashkësisë. Tryezat e punës i strukturojnë diskutimet e forumit dhe definojnë zgjedhjen e projekteve. Të gjitha tryezat kanë të drejta dhe "peshë" të njëjtë gjatë zgjedhjes së projekteve. Lexoni përmbajtjen...
Kriteret dhe aprovimi i projekteve
FORUMI e bën zgjedhjen e projekteve që do të financohen dhe realizohen, sipas rregullave dhe kritereve të dakorduara paraprakisht nga pjesëmarrësit. Rekomandohet që gjatë zgjedhjes së projekteve të merren parasysh çështje e cekura në vijim: Rezultatet përfundimtare Secili FORUM pritet të përfundojë me ndonjë prej rezultateve të matshme në vijim:
|