Komunat e përshira
Вклучени во 2007-2009
Dibra
Sesioni I pestë në Dibër – mbështetje projekteve të ofruara | Sesioni I pestë në Dibër – mbështetje projekteve të ofruara |
|
|
| e hënë , 27 tetor 2008 | |
|
Rreth 100 qytetarë morën pjesë në Sesionin e Pestë të Forumit në suazat e Programit “Forume në Bashkësi”, që u mbajt më 24 tetor në Shtëpinë e Kulturës në Dibër.
Sesionin e karakterizonte mbështetja e fuqishme që morën propozim-projektet në sferën e edukimit dhe infrastrukturës, nga fusha e arsimit në komunë.
anë prezantuar propozim-projektet në sferën e edukimit siç janë – Park argëtimi, Poligon për mësimin e automjeteve, Formim të Qendrës arsimore-kulturore për të rinj, dhe Edukim për alpinistë të rinj, për çka kishte dhe rekomandime të caktuara, por në përgjithësi, propozimet janë pranuar. Ngjashëm kaloi edhe prezantimi i propozim-projekteve nga fusha e infrastrukturës, siç janë - Rregullimi i oborrit të kopshtit “Breshija”, Sanim i fasadës së shkollës tetëvjeçare “Vllazërim-Bashkim”, Sigurim i literaturës për të njëjtën shkollë, rikonstruim i sistemit të ngrohjes në ShT “Sad Najdeni” dhe ndërtesa e gjimnazit. Edhe në këtë sesion, pothuajse të nëntë grupet e punës dhanë kontribut në raport me rekomandimet për prezantimin e ardhshëm të projekteve. Dy pjesëmarrës të sesionit, Semie Balanca dhe Goce Llubinovski, u shprehën se besojnë se në sesionin e fundit ku do të zgjidhen projektet që do të financohen, do të ketë kuptim për ato projekte që janë më të domosdoshme për qytetarët. Ata thonë se propozim-projektet e ofruara janë të nevojshme për qytetin, por shtuan se megjithatë, është objektive të mendohet se mjete për të gjitha projektet e ofruara nuk ka. Xhelladin Imerovski, këshilltar në Komunën Dibër, tha se është mirë që janë përgatitur edhe ato projekte që nuk do të fitojnë mbështetje financiare, që të mund të financohen me mjete të tjera. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|