Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2007-2009 arrow Dibra arrow Janë përzgjedhur projektet e programit “Forume në bashkësi”
Janë përzgjedhur projektet e programit “Forume në bashkësi” Printoni E-mail
e mërkurë , 10 dhjetor 2008
 Mbi 150 dibranë morën pjesë në sesionin e gjashtë të programit “Forume në bashkësi” në të cilin me votën e vet I përzgjodhën tre projektet që do të financohen prej gjashtë milionë denarëve, mjete të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe BAshkëpunim (SDC) si dhe pushteti lokla I Dibrës me dy milionë denarë.sesta_sesija_debar.jpg
 Në restorantin “Penestija” në Qendrën e Kulturës, në prani të udhëheqësit të SDC-së Roman Darbele, kryetari I komunës Argetim Fida dhe të tjerë, nëpërmjet votimit, banorët e Dibrës I përzgjodhën projektet Rikonstruim dhe sanim I fasadës dhe rregullim të qendrës dhe trotuareve të objektit të ndërtesës së vjetër të sallës së fiskulturës të SHT “Vëllazërim BAshkim”, me buxhet prej 3.406. 748, 00 denarë, pastaj projektin Ndërtimi I parkut argëtues në kopshin Breshija, I cili fitoi prej 3.234.056,00 denarë, si dhe projekti I shkollës tetëvjeçare “Said Najdeni” – Furnizim I shkollës me mjete mësimore dhe didaktike dhe literature profesionale të bibliotekës për çka janë ndarë 979.106,11 denarë.
 Për shkak të asaj se projekti për përpunim  të projektit kryesor për ndërtim të gjimnayit në Dibër “Zdravko  Çoçkovski” nuk fitoi numrin e mjaftueshëm të votave, kryetari i komunës Argetim Fida deklaroi para forumit se këtë projekt do ta financojë pushteti lokal.
 Edhe pse Forumi, i cili punonte me nëntë grupe, voti për tetë projekte, sepse ndërkohë për projektin e nëntë të përpunuar Rikonstruim i sistemit për ngrohjen e ShT “Said Najdeni” janë gjetur mjete prej donatori tjetër.sesta_sesija_debar-1.jpg
 Përfaqësuesi i SDC-së Roman Darbele para dibranëve theksoi se projektet që janë mbështetur prej qytetarëve janë ata që kanë përparësi sepse vetëm qytetarët e dinë më së miri se cilat projekte janë me përparësi.
 Ai i përshëndeti dibranët për pjesëmarrjen masive në punën e forumeve dhe tha se  edhe këto projekte që nuk janë pranuar për shkak të mjeteve të kufizuara, pushteti lokal do të gjejë donatorë të tjerë.
 Kryetari i komunës Argetim Fida theksoi se Forumi mori mbështetje të madhe prej dibranëve. Më e rëndësishme është ajo se tani, në vend të dhjetë përpunuesve të projektit sa kishim në Dibër, me këtë projekt ka mbi 100 qytetarë që dinë të përpunojnë projekte, deklaroi Fida.
 Ai theksoi se beson se edhe projektet e tjera të cilët nuk janë votuar për shkak të mjeteve të kufizuara, janë shumë të rëndësishme dhe shprehu besim se do të kërkojë donatorë të projekteve tashmë të përgatitura.
 Qytetarët e përshëndetën Programin duke theksuar se mënyra sipas të cilës punohej ishte shumë e mirë. Gazetarja e “Koha” nga Dibra, Vjollca Sadiku deklaroi se Programi është me rëndësi të madhe sepse vota e qytetarëve është në plan të parë.
 Ivana Ivanovska e sektorit joqeveritar mendon se mënyra e punës në Program ishte mjaft mirë i vendosur prandoj pati edhe një numër kaq të madh në realizimin, por edhe objektivizmin e vendosjes.
 Për drejtorin e ShT “Said Najdeni” Pëllumb Frangu Programi e arriti qëllimin sepse në përzgjedhje morën pjesë të gjithë qytetarët e interesuar që të ndihmojnë në përzgjedhjen e projekteve.
   



 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA