| Banorët e Dollnenit për Mbrojtjen e mjedisit jetësor |
|
|
| e enjte , 18 dhjetor 2008 | |
|
Mbrojtja e mjedisit jetësor është tema që është përzgjedhur nga banorët e Komunës Dollneni në sesionin e parë të Forumit në suazat e Programit “Forume në Bashkësi” që u mbajt më 3 dhjetor, në restorantin M, në fshatin Llazhani.
Tema, njëra prej dy temave të propozuara prej pushtetit lokal, mori 57 vota, në dallim prej temës Zhvillimi rural, për të cilin votuan 37 banorë.
“Komuna Dollneni është mjedis multietnik në të cilin të gjithë qytetarët jetojnë në paqe dhe harmoni. Zgjodhëm shumë probleme të infrastrukturës, por për fat të keq na kanë ngelur shumë”, deklaroi kryetari i komunës së Dollnenit Izudin Karishiq, në fillim të këtij sesioni. Komuna e Dollnenit është njëra prej tetë komunave në suazat e Programit, e zgjedhur në ciklin e dytë të Fazës së Dytë të Programit, në të cilin parashikoeht të përfshihen rreth 25 komuna në tri vitet e ardhshme. ![]() Të pranishmit në sesionin e parë u shpërndanë në disa “tryeza pune” që i paraqesin interesat e ndryshme të banorëve – bujqësi, ekonomi, shëndetësi, rini, grupa me nevoja të posaçme, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe arsimi. Projektet, që do t’i përcaktojnë dhe propozojnë banorët, do të financohen me buxhet prej gjashtë milionë denarësh, prej të cilëve 1,5 milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse 4,5 milionë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Programi, në këtë komunë, e zbaton Shoqëria për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkëpunim “Allka” |
| < I mëparshmi |
|---|