| Rinovim i objekteve sportive – prioritet për banorët e Sarajit |
|
|
| e enjte , 18 dhjetor 2008 | |
|
Sesioni i parë i forumit në Komunën e Sarajit, në suazat e programit “Forume në bashkësi”, e përcaktoi prioritetin e banorëve të kësaj komune – Rinovim i objekteve sportive ekzistuese në komunë.
Kjo është tema mbi të cilën në sesionet e ardhshme të forumit, banorët nëpërmjet modelit demokratik të vendimmarrjes do t’i shprehin idetë e veta dhe rezultatet konkrete për përmirësim të jetës së përditshme në komunë.
Sesionin, që u mbajt më 1 dhjetor në restorantin Demiri në Komunën e Sarajit, e hapi kryetari i komunës Bekim Fazliu, i cili i tha shkaqet përse kjo komunë u përfshi në Program, buxheti i të cilit për këtë komunë është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencizë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Forumi, në këtë sesion, përcaktoi shtatë “tryeza pune” që i paraqesin interesat e të pranishmëve – administrata lokale, sport, rini, pensionistë, arsim dhe kulturë, të papërcaktuar dhe shëndetësi. ![]() Komuna e Sarajit është njëra prej tetë komunave në suazat e Programit, e zgjedhur në ciklin e dytë të Fazës së Dytë të Programit, në të cilin parashikoeht të përfshihen rreth 25 komuna në tre vitet e ardhshme. Zbatues i programit në këtë komunë është Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI). |
| < I mëparshmi |
|---|