Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Manastir arrow Banorët e Manastirit i identifikuan problemet
Banorët e Manastirit i identifikuan problemet Printoni E-mail
e enjte , 25 dhjetor 2008
 Rreth 60 banorë të Manastirit , që morën pjesë në sesionin e dytë të forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi” që u mbajt më 20 dhjetor në ShT “Ellpida Karamandi” në Manstir i identifikuan problemet në komunën e tyre.vtora_sesija_bitola.jpg
 Forumi, ku në fillim përfaqësuesi i komunës Toni Stojçevski i paraqiti kompetencat e pushtetit lokal dhe financimin e projekteve komunale, përfshiu përfundim të strukturimit dhe formimit të “tryezave të punës”, ku banorët e Manastirit, në sesionet e ardhshme, do t’i përcaktojnë dhe harmonizojnë interesat dhe prioritetet e veta.
 Janë formuar 13 “tryeza pune” – arsim i mesëm dhe tetëvjeçar, arsim i lartë, pensionistë, turizëm dhe hotelieri, shërbime në shëndetësi, mjedis jetësor, aktivitete kulturore, sektori biznes dhe sipërmarrës, rini, pushtet lokal, industri, shërbime sociale dhe sektori IT.
 Të pranishmit në këto tryeza dhanë tri probleme në komunë, të cilat më vonë u grupuan në katër grupe problemesh, për çka do të formohen edhe grupe pune.vtora_sesija_bitola-1.jpg
 Ato janë infrastruktura qarkulluese jocilësore, shërbime komunale dhe publike të pakënaqshme, promovim turistik i pamjaftueshëm dhe kapacitete të pamjaftueshme për sport dhe rekreacion. Grupi i punës është organ operativ që nuk ka të drejtë vote, kurse punon midis sesioneve të forumit.
 Komuna e Manastirit është një prej komunave të përzgjedhura në suazat e Programit në ciklin e dytë të Fazës së Dytë të Programit ku parashikohet të përfshihen 25 komuna në tri vitet e ardhshme.
 Buxheti i përgjithshëm i programit është gjashtë milionë denarë, prej të cilave katër milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kurse dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA