Sesioni i tretë në Manastir Printoni E-mail
e mërkurë , 18 shkurt 2009
 Në sesionin e tretë që u mbajt në ShT “Ellpida Karamandi”, morën pjesë 80 qytetarë të cilët i paraqitën prezantimit e tyre në lidhje me problemet që mendojnë se duhet të kenë prioritet.treta_sesija_bitola.jpg
   
   
  Në sesion mund të shiheshin dhe dëgjoheshin tri prezantime me të vërtetë të mira të bëra prej qytetarëve, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”.
  Prezantimi i parë kishte të bënte me promovimin turistik të Komunës së Manastirit për të cilin qytetarët mendojnë se është i pamjaftueshëm, dhe se në të ardhmen duhet të punohet për prezantimin më të mirë turistik të komunës. Këtu si probleme kryesore janë – kapacitete turistike të pamjaftueshme, mungesa e skenës verore në Tumbe Kafe, mosrespektimi i veprës të Vëllezërve Manaki, si dhe infrastruktura e dobët për në Tumbe Kafe.
  Prezantimi i dytë ishte për kapacitetet e pamjaftueshme për sport dhe rekreacion, ku më tepër kujdes duhet t’u kushtohet parqeve për fëmijë, rikonstruksionit të këndeve të lojërave, më tepër objekte të mbyllura sportive në qytet, etj.treta_sesija_bitola-1.jpg
  Prezantimi i tretë, përkatësisht problem, të cilin e përcaktoi forumi si me prioritet, ishin shërbimet e pakënaqshme komunale dhe publike, theksi vihet në përmirësimin e rrjetës kryesore të ujësjellësit dhe asfaltimit të rrugëve në mjediset rurale.
  Në sesionin e tretë të forumit janë krijuar edhe grupet e punës në përputhje me problemet, kurse në sesionin e ardhshëm, të katërtin, pritet të bëhet seleksionim i projekteve për çka do të ndihmojë dhe analiza e detajuar e problemeve, të cilën do ta përpunojnë dhe prezantojnë qytetarët.
  Programi “Forume në bashkësi”, përveç se në komunën e Manastirit, në ciklin e ri, mbahet edhe në shtatë komuna të tjera – Resnjë, Novo Sellë, Berovë, Sveti Nikollë, Koçan, Dollneni dhe Saraj.
       
       

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA