Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Resen
Sesioni i tretë i forumit në Resnjë | Sesioni i tretë i forumit në Resnjë |
|
|
| e mërkurë , 18 shkurt 2009 | |
|
Në sallën e madhe të Komunës së Resnjës më 27 janar u mbajt sesioni i tretë i forumit, në suazat e Programit “Forume në Bashkësi”, ku morën pjesë rreth 70 banorë.
Para pjesëmarrësve në Forum prej anëtarëve të grupeve të punës, që ishin formuar në sesionin e mëparshëm, u prezantuan idetë dhe projektet që duhet të zgjidhen dhe realizohen në periudhën e ardhshme, dhe të cilat qytetarët i konsiderojnë si më me prioritet.
Grupi i parë i punës e prezantoi analizën e problemit nga fusha e ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës prej përdorimit të madh të preparateve kimike dhe lëndëve djegëse fosile, për çka janë dhënë shumë propozim-zgjidhjesh për zgjidhjen e problemit të ndotjes së tejmasshme si pajisje i laboratorit për hulumtim të pranisë së pesticideve në gjakun e njerëzve, pastaj në florë, faunë, tokë, ujë dhe ajër; lobim për sjelljen e ligjit i cili do ta kufizonte përdorimin e preparateve kimike, hapjen e institucionit për matjen e ndotjes së tokës, edukim i popullatës për përdorim të drejtë të pesticideve dhe plehrave kimike në kopshtari, si dhe ndërtim të stacionit pastrues në Golema Reka, para rrjedhës së ujit në Resnjë për pastrim të ujit të ndotur. Mende Karapalevski si prezantues i grupit të dytë të punës i prezantoi problemet në lidhje me mungesën e vetëdijes të zhvilluar ekologjike të qytetarëve të Prespës, si dhe mënyrat sesi të ngrihet vetëdija ekologjike nëpërmjet formimit të mediumit lokal publik (televizion), fushata të caktuara për edukim të të rinjve për vetëdije ekologjike më të lartë, vendosjen e lëndës së ekologjisë, formim të ndonjë qendre apo institucioni për ngritjen e vetëdijes ekologjike tek banorët e Prespës. ![]() Në lidhje me problemet për trajtimin e mbetjeve të forta dhe ujërave të ndotura kishte prezantim Muzafer Murati, si përfaqësues i grupit të tretë të punës, pas kësaj janë dhënë propozimet rreth zgjidhjes së këtij problemi nëpërmjet sigurimit të enëve përkatëse për mbledhjen e mbeturinave, përzgjedhjen e mbeturinave, edukimin e popullatës për magazinim të drejtë të mbeturinave të forta, makinë për riciklim të mbeturinave të forta, ndërtim të rrjetave kanalizuese në të gjitha vendet e banueshme, sidomos në lagjet bregdetare, si dhe ndërtim i stacionit pastrues për pastrim të ujërave dalëse që lëshohen në Liqenin e Prespës. Prezantuesi i grupit të katërt të punës Goce Markovski, i theksoi problemet në lidhje me potencialin ujor dhe furnizimin me ujë të Prespës, për zgjidhjen e tyre janë dhënë disa propozim-zgjidhjesh si nevoja për hapje të pusit të thellë për ujësjellësin e qytetit, gjetjen e burimeve të reja për ujë të pijshëm, hapje të puseve të reja në ato vende të banueshme ku ka sasi të mjaftueshme uji, rikonstruksion rrjetës së ujësjellësit ekzistues, si dhe nevoja e edukimit të popullsisë për përdorim të drejtë të ujit të pijshëm. Në periudhën e ardhshme është parashikuar të bëhen edhe punëtori shtesë në të cilat qytetarët do të duhet të përzgjedhin një problem kryesor për të cilin do të punohet në sesionet e ardhshme të forumit dhe për të cilin do të ndahen më shumë mjete prej mjeteve të parapara me këtë Program. Ky program, qëllimi kryesor i të cilit është përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në vendimmarrje se cilat janë probleme me prioritet për t’u zgjidhur, shkaktoi interes të madh te qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në përzgjedhjen e projekteve që do të realizohen me mjetet që Komuna e Resnjës, do t’i marrë prej këtij Programi, ndërsa ato janë tetë milionë denarë, prej të cilëve gjashtë milionë denarë janë siguruar prej donatorit Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kurse dy milionë janë pjesëmarrje e Komunës Resnjë. Përveç Komunës Resnjë, në këtë fazë janë përfshirë edhe shtatë komuna, kurse në të ardhmen planifikohet të përfshihen gjithsej 25 komuna nga Maqedonia. Deri në fund të Programit janë paraparë edhe katër sesione të forumit. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|