| Prezantim i grupeve të punës- sesioni i tretë në Dollneni |
|
|
| e mërkurë , 18 shkurt 2009 | |
|
Sesioni i tretë në Komunën e Dollnenit, në pranishmëri të 95 banorëve të komunës u mbjat më 11 shkurt, në restorantin M, në fshatin Llazhani.
Në sesionin, që mbahet në suazat e Programit “Forume në bashkësi” janë prezantuar raportet e grupeve të punës të banorëve, të cilët në përputhje me problemet e vërtetuara, u formuan në sesionin e mëparshëm. – “Mungesa e kanalizimit të fekaleve”, “Bërlloku komunal” dhe “Mungesa e ujit të shëndetshëm të pijshëm”.
“Propozova përpunim të koritës së lumit në fshatin Cërnilishte, dhe mendoj se me praninë time në sesione, do të kontribuoj që propozimi im të miratohet sepse, me këtë propozim, do të anashkalohen të gjitha rreziqet që dalin prej daljes të ujit prej koritës e cila kalon nëpër qendër të fshatit”, thotë Sevdet Ademi, banor i komunës. Forumi i tretë i sesionit përcaktoi gjashtë propozim zgjidhjesh në suazat e temës kryesore “Mbrojtja e mjedisit jetësor”, për të cilat u formuan grupe pune që do t’i hulumtojnë informacionet në teren dhe do t’i prezantojnë rezultatet sesionin tjetër, të katërt. ![]() Raportet e grupeve të punës janë ndjekur me sllajde dhe fotografi të bëra gjatë kërkimeve në teren. Sipas Demirali Elezit, banor në këtë komunë, pjesëmarrës në Forum, “përpunimi i objekteve sportive do të kontribuojë të aktivizohet rinia në fshat”. “Si pjesëmarrës në këtë tryezë pune, propozova përpunim të objekteve sportive gjë që do të ndihmojë që të rinjtë të aktivizohen në fshat”, thotë Elezi. Programi “Forume në Bashkësi”, në ciklin e ri, përveç se në Dollneni, përfshin edhe shtatë komuna – Berovë, Manastir, Resnjë Sveti Nikollë, Novo Sellë, Koçan dhe Saraj. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|