Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Sveti Nikoll arrow U mbajt sesioni i tretë i forumit në Sveti Nikollë
U mbajt sesioni i tretë i forumit në Sveti Nikollë Printoni E-mail
e mërkurë , 18 shkurt 2009
 Rreth 96 banorë morën pjesë në sesionin e tretë të forumit, një pjesë e të cilës u mbajt më 22 janar, në sallën e këshillit të Komunës së Sveti Nikollës, kurse një pjesë më 27 janar, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”.treta_sesija-sveti_nikole.jpg
  Sesioni është ndarë në dy pjesë me qëllim që t’u japë kohë prezantuesve dhe diskutimit aktiv. Në sesion kishte të pranishëm prej arsimit, qendrës për punë sociale, komunës, sektorit të biznesit, OJQ, si dhe të rinj me moshë mbi 16 vjet.
    Mirëseardhjen në forum ua uroi moderatori dhe komoderatori të sesionit të forumit     që mbahet në Sveti Nikollë dhe u rikujtoi të pranishmëve se deri ku kishin ngelur me diskutimet e sesionit të kaluar, si dhe rregullat e punës. Ata shtuan se mjetet për këtë Program në komunë janë siguruar prej Agjencisë Zvicerane për Zhvillim  dhe Bashkëpunim (SDC), gjashtë milionë denarë, dhe komuna merr pjesë me dy milionë denarë.treta_sesija-sveti_nikole_1.jpg
    Në sesionin e Forumit ishin të pranishëm: përfaqësues i SDC-së, përfaqësues i organizatës që e zbaton këtë program në Sveti Nikollë – Qendra për Zhvillim institucional (QzhI), si dhe ekspert nga Bullgaria.
    Pastaj është bërë prezantimi i punës të të tri grupeve të punës, kurse prej prezantimeve doli edhe diskutimi, që në fund të formohen shtatë grupe të reja pune që do të punojnë në propozim-konceptet.
Programi “Forume në Bashkësi”, në ciklin e ri, përveç se në Sveti Nikollë, realizohet edhe shtatë komuna – Manastir, Resnjë, Berovë, Novo Sellë, Koçan, Saraj dhe Dollneni.
    Sesioni tjetër i katërti është vendosur të mbahet më 26 shkurt.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA