Sesioni i tretë i forumit në Berovë Printoni E-mail
e mërkurë , 18 shkurt 2009
 Rreth 80 banorë të Berovës morën pjesë në sesionin e tretë të forumit që u  mbajt më 28 janar, në sallën e shkollës tetëvjeçare “Dedo Ilo Maleshevski”, në komunë.treta_sesija-berovo.jpg
  Pjesëmarrësit në sesioni, që mbahet në suazat e Programit “Forume në Bashkësi”, ndanë një pjesë së kohës së vet dhe me entuziazëm të madh dhe përkushtim debatuan dhe së bashku i identifikuan problemet dhe ofruan zgjidhje.
  “Kemi probleme të cilat janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe janë prioritet për ne, por unë jam adhurues i sportit dhe manifestimeve kulturore, kështu që përparësi u jap terreneve sportive dhe sallës me shumë funksione”, thotë Antonio Dvojakovski, banor i Komunës Berovë.
  Grupet e punës të formuara, paraprakisht, në përputhjen me temën e Forumit, bënë raportim në lidhje me problemet e propozuara prej qytetarëve. Grupet e punës informuan për probleme të infrastrukturës në institucionet publike, për  sipërfaqet dhe ujërat dalëse.
  “Organizimi është i përkryer, kurse të tilla janë edhe pritjet e mia prej një forumi të tillë”, thotë Pecurovska, banore nga Rusinovo.
  Sipas pensionistit Aleksandar Mehanxhiski, “komuna duhet të kontribuojë në realizimin e Programit”, dhe siç shton “që ta bëjmë vendin tonë më të mirë –ppër jetesë”.
  Buxheti i përgjithshëm i Programit, në Komunën e Berovës, është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë i siguron komuna, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
       
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA