Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Berovë arrow Zgjidhje e problemeve – sesioni i katërt në Berovë
Zgjidhje e problemeve – sesioni i katërt në Berovë Printoni E-mail
e premte , 27 shkurt 2009
  Rreth 80 qytetarë të Komunës së Berovës morën pjesë në sesionin e katërt të forumit në Berovë, Që u mbajt më 18 shkurt, në sallën e ShT “Dedo Ilo Maleshevski, në suazat e Programit “Forume në bashkësi“.cetvrta_sesija_berovo-1.jpg
   Qytetarët në këtë sesion bënë raporte prej grupeve të punës të formuara paraprakisht, për zgjidhje dhe për kryerje të problemeve që janë përcaktuar si përparësi në sesionet e mëparshme.
“Jam e kënaqur që ideja dhe propozimi im kaloi në projekt , për çka do të luftoj që të ketë sukses deri në fund”, thotë Beba Bubovska. Pensioniste nga Berova.
   Në sesionin e katërt janë prezantuar tetë koncepte për propozim projektesh:
- Përfundim të ndërtimit të sistemeve të kolektorëve për kanalizimin fekale dhe ujërat dalëse në lagjen turistike rreth Liqenit të Berovës.
- Ndërtim dhe rikonstruksion i trotuareve dhe kanalizimit atmosferik të rrugëve: Marshall Tito, Mosha Pijade dhe Strasho Pinxhur, dhe për rrugët: Prohor Pçinski dhe 23 Gusht dhe Lagjja e Romëve.
- Ndërtimi i kanalizimit fekale l në fshatin Ratevo dhe Rusinovë.
- Rikonstruksion i dhomave të zhveshjes në stadiumin e qytetit dhe mundësimin e përmbajtjeve të reja për zhvillim rural dhe ndërtim të terreneve sportive në vendin e quajtur Gerinki rid.
- Rregullimi bregut të Lumit Bregallnica.
- Përfundim i ndërtimit të sheshit “Dimitar Berovski”.
- Dhomë me shumë qëllime për ruajtjen dhe përpunimin e rekuizitave për manifestime kulturore në fsh. Ratevo.cetvrta_sesija_berovo-1.jpg
   Buxheti i përgjithshëm i Programit për komunën e Berovës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë i siguron komuna, kurse gjashtë milionë janë donacion i SDC-së.
   “Më gëzon fakti që qytetarët janë aktivë në forum, debatojnë dhe japin mendime, Atmosferë me të vërtetë e mirë, është fatkeqësi që projekti është i kufizuar në lidhje me buxhetin. Më pëlqen ajo se i kushtohet kujdes interesit të përgjithshëm dhe nuk ka pjesë parciale”, deklaroi udhëheqësi i Programit Nacional për Pushtet Demokratik në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Ibrahim Mehmeti.
   Qytetarët janë të kënaqur prej sesioneve të forumit, dhe shpresojnë në një sukses akoma më të madh.
“Ka qytetarë të interesuar, kështu që do të vijmë në forume dhe shpresojmë të ketë sukses”, deklaroi Zoran Remenski nga fshati Ratevo.
   Programi “Forume në bashkësi”, në këtë fazë, përveç se në Komunën e Berovës kryhet edhe në komunat Novo Sello, Manastir, Resnjë, Dollneni, Saraj, Sveti Nikollë dhe Koçan.



 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA