Sesioni i katërt në Sveti Nikollë Printoni E-mail
e premte , 27 shkurt 2009
   Sesioni i forumit në Sveti Nikollë, i katërti në suazat e programit “Forume në bashkësi”, u mbajt më 26 shkurt në sallën e kuvendit të komunës në praninë e 114 qytetarëve.cetvrta_sesija_sveti_nikole.jpg
  Shtatë propozim projektesh u prezantuan prej grupeve të punës që u formuan në sesionet e mëparshme të forumit, kurse ato janë:
  Qendra kulturore-edukative për të rinj, Ndërtim i objekteve sportive të hapura dhe të mbyllura, Hapje e qendrës për trajnim dhe sipërmarrje, Të ndryshëm por të barabartë, Përpunim i programit për edukim dhe socializim të grupeve-Nukleus të lëndueshme, Sigurim  (ndërtim) i hapësirës për shumë qëllime dhe Dera e Hapur.
  Forumi, pas diskutimeve, vendosi t’i bashkojë konceptet e ngjashme, siç ndodhi me konceptin ideor të pestë dhe të gjashtë, si dhe me të parin dhe të shtatin.
  “Jam e kënaqur prej zgjidhjeve të ofruara dhe shpresoj se do të zhvillohen propozim-projekte të mira”, deklaroi Valentina Jovanovska, banore e kësaj komune.cetvrta_sesija_sveti_nikole_1.jpg
  Buxheti i përgjithshëm i Programit në komunën e Sveti Nikollës është tetë milionë denarë, prej të cilave gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe dy milionë pjesëmarrje e komunës.
  Programin “Forume në bashkësi”, në këtë fazë, përveç komunës Sveti Nikollë, kryhet edhe në komunat Novo Sellë, Manastir, Resnjë, Dollneni, Saraj, Berovo dhe Koçan.
Sesioni i ardhshëm, i pesti, është caktuar të mbahet nga fundi i prillit.

       
   

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA