Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Dollneni arrow Përcaktim i problemeve – sesioni i dytë Dollneni
Përcaktim i problemeve – sesioni i dytë Dollneni Printoni E-mail
e diel , 01 mars 2009
  Programi “Forume në bashkësi” vazhdon të realizohet në Komunën e Dollnenit, me sesionin e dytë që u mbajt më 21 janar, në mjediset e restorantit “M” në fshatin Llazhani dhe me praninë e 43 qytetarëve.vtora_sesija-dolneni.jpg
  Të pranishmit, në suazat e tetë “grupeve të punës”, nëpërmjet diskutimeve përcaktuan dhe grupuan disa probleme sipas të cilave janë formuar nën tema për temën e dhënë në sesionin e parë të forumit, “Mbrojtja e mjedisit jetësor”.
  “Është mirë që vendosin qytetarët”, deklaroi një prej të pranishmëve në Forum Ramadan Rexheposki, nga fshati Debreshtë.
   Problemet të cilave qytetarët u dhanë përparësi u grupuan në katër grupe: mungesa e kanalizimeve, trajtim i pamjaftueshëm i plehrave – shfaqja e vendeve jolegale për hedhjen e plehrave, mungesa e ujit të pijshëm, të shëndetshëm dhe sipërfaqet e gjelbra të pamjaftueshme.vtora_sesija_dolneni-1.jpg
  Në përputhje me këto probleme, qytetarët formuan grupe pune të cilat për këto grupe problemesh do të bëjnë hulumtime në terren që të përcaktojnë si është gjendja momentale në komunë.
Sipas kryetarit të komunës së Dollnenit Izudin Karishiq, përsëri, duhet të rritet pjesëmarrja në sesionet e forumit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe.
  Buxheti i Programit “Forume në bashkësi” në komunën e Dollnenit është gjashtë milionë denarë, prej të cilëve 1,5 milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse 4,5 milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
  Programi, në këtë fazë, zbatohet edhe në shtatë komuna – Berovë, Manastir, Sveti NIkollë, Novo Sellë, Resnjë, Dollneni, Saraj dhe Koçan.
  Zbatues i Programit në këtë komunë është Shoqata për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Qëndrueshëm “Allka”


 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA