Komunat e përshira
Faza Pilot
Gjorçe Petrov | Gjorçe Petrov |
|
|
|
Komuna Gjorçe Petrov është formuar më 14 shtator 1996 në bazë të Ligjit për qytetin e Shkupit, ku caktohen rajonet në përbërje të qytetit (Gazeta Zyrtare e Maqedonisë nr. 49/96).
Territori i Komunës Gjorçe Petrov shtrihet në pjesën veriperëndimore të Shkupit, nga ana e majtë e lumit Vardar. Në rajonin e Gjorçe Petrovit bëjnë pjesë edhe vendbanimet rurale dhe ato përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc. Komuna e Gjorçe Petrovit është komunë kufitare, për shkak se në veri shtrihet kufiri me Federatën e Serbisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht pjesën Kosova dhe Metohia. Gjorçe Petrovi është komunë urbane në përbërje të Qytetit të Shkupit, kurse territori i saj kufizohet me Komunën e Karposhit, Çuçer Sandevës, Sarajit dhe Kondovës. Përveç pjesës urbane, Komuna ka edhe pjesë rurale dhe gjysmëurbane, ku ka gjashtë vendbanime: Novo Sello, Vollkova, Nikishtani, Ormani, Kuçkova dhe Graçani. Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit të vitit 2002, Komuna Gjorçe Petrov ka 41.710 banorë dhe 11.709 amvisëri. Krahasuar me regjistrimin e vitit 1994, kjo është rritje prej pothuajse 10%, në aspekt të numrit të popullatës në periudhën tetëvjeçare. Në rajonin e Komunës Gjorçe Petrov gjenden disa subjekte ekonomike - "Kuprom", "Globus", "Slovin Jugokokta", furra "Zhitoluks" dhe të tjera. Përveç kësaj, në territorin e Komunës gjendet edhe tregu bashkëkohor i mbuluar i SHA "Skopski Pazar". Me interes për qytetarët e Komunës është edhe ekzistimi i disa institucioneve dhe objekteve nga fusha e arsimit - gjashtë shkolla fillore dhe të mesme, nga fusha e arsimit - poliklinika bashkëkohore, kopshti i fëmijëve, enti i geriatrisë, shtëpia e pensionistëve, disa organizata joqeveritare, auto-servise, ambulanca private, objekte të hotelerisë dhe tjera. Me Ligjin për Qytetin e Shkupit të datës 14 shtator 1996 (Gazeta Zyrtare e Maqedonisë nr. 49/96) dhe Ligjin për ndarjen territoriale edhe caktimin e kufijve të vetëqeverisjes lokale (Gazeta Zyrtare e Maqedonisë nr. 49/96), Komuna Gjorçe Petrov definohet si një prej dhjetë njësive të vetëqeverisjes lokale në kuadër të Qytetit të Shkupit, me këto kufij. Sipas nenit 4, paragrafit 7 të Ligjit për Qytetin e Shkupit, ..."kufiri i Komunës Gjorçe Petrov fillon tek udhëkryqi i autostradës Shkup-Tetovë (para urës së lumit Vardar), lëviz përgjatë lumit Vardar deri tek ura e rrugës së projektuar Ciborovski (1249), kthen tek rruga Ciborovski deri tek udhëkryqi me rrugën Gjorçe Petrov, kthen në lindje tek rruga Proleterska (1462) deri tek udhëkryqi me rrugën e projektuar Aco Shopov dhe përgjatë saj del tek lumi Lepenc. Aty kthen në rrjedhën e lumit dhe vazhdon me kufijtë e jashtëm të komunave kadastrore KK Novo Sello, KK Vollkovë, KK Orman, KK Nikishtan, KK Graçan, KK Kuçkovë dhe KK Orizare, deri tek udhëkryqi i autostradës Shkup-Tetovë (para urës së lumit Vardar). Nga statistika e programit "Forumet në bashkësi" - Komuna Gjorçe Petrov Tema e zgjedhur: Zhvillimi urban i komunës. Fushat e zgjedhura:
Numri mesatar i pjesëmarrësve në tryezat e punës: 59
Numri i tryezave të punës: 10
Projektet e zgjedhura "Parku - përfundimi i ndërtimit të parkut në rajonin e qendrës" Bartës i projektit: Komuna Gjorçe Petrov Gjithsej buxheti: 9 196 220 denarë (pjesëmarrje vetanake 2.03. 604,00 denarë dhe 6.897.165,00 të kërkuara nga SDC) Qytetarët e Komunës Gjorçe Petrov nuk disponojnë me asnjë hapësirë ku munnd të mblidhen të gjitha gjeneratat dhe t'ju ofrohet mundësi për rekreacion, jetë kulturore dhe zbavitëse. Qëllimi i këtij projekti është të krijohet parku, që do të jetë lokacioni më reprezentativ për qytetarët e komunës, i cili do t'i plotësojë nevojat e tyre për takime, shëtitje dhe rekreacion. Parku planifikohet t'i përshtatet të gjithë qytetarëve dhe t'ju shërbejë shumë gjeneratave. Këto janë përmbajtjet që do t'i ofrojë parku:
Projekti tjetër i propozuar "SPORTIVE - Sport, gëzim, miqësi - Rikonstruimi i fushëlojave sportive dhe rekreative në kuadër të shkollave fillore në Komunën Gjorçe Petrov" Bartës i projektit: Komuna Gjorçe Petrov Partnerë: Përfaqësues nga tryeza punuese e sportit Buxheti: 6.763.370,00 denarë (pjesëmarrje vetanake 2.037.604,00 denarë dhe 4.725.766 denarë të kërkuara nga SDC) Kapacitetet ekzistuese sportive-rekreative të komunës nuk i plotësojnë nevojat e banorëve të saj. Projekti i propozuar ka për qëllim t'i avancojë kapacitetet sportive të Komunës Gjorçe Petrov përmes meremetimit të shtatë fushëlojave ekzistuese në kuadër të shkollave fillore. Kjo do të mundësojë mësimdhënie më cilësore të edukatës fizike, shfrytëzim më efektiv të kohës së lirë të të rinjve dhe njëherazi mundësi për sport dhe rekreacion të të gjithë qytetarëve. Në kuadër të projektit do të ndërmerren aktivitete për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe sigurimit të lejeve adekuate, zgjedhjes së realizuesit të punëve përmes procedurës për furnizime publike, realizimit të shtatë fushëlojave. Punët e realizuesit do t'i mbikëqyrë Organi mbikëqyrës, kurse Komuna do ta bëjë pranimin e objekteve. Fushëlojat do të vendosen në funksion të ngjarjes publike, gjegjësisht manifestimit të posaçëm. Rekomandimet për Komunën Gjorçe Petrov Qytetarët pjesëmarrës në sesionet e forumit në Komunën Gjorçe Petrov i kanë dhënë këto rekomandime për përmirësimin e gjendjes në komunë:
Notat e vlerësimit
Ekipi udhëheqës dhe operativ
- Kristina Haxhi Vasileva/Igor Kostovski, Udhëheqës të programit - Vaska Drashkoviç, Moderuese, Koordinatore për zhvillimin e bashkësive - Lençe Gjorgjioska, Asistente e programit - Sërxhan Amet, Asistent i programit - Katerina Bishkovska Dimitrioska, Bashkëmoderuese - Vaska Trpkovska, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese për ZHEL e Komunës Gjorçe Petrov) - Tanja Bajraktarova, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e sektorit për arsim të Komunës Gjorçe Petrov) - Albert Jashari, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i sektorit OJQ) - Boban Krstevski, Anëtar i grupit operativ (përfaqësues i sektorit afarist) - Elizabeta Arsovska, Anëtare e grupit operativ dhe përgjegjëse për marrëdhëniet me opinionin publik (përfaqësuese e mediave) - Biljana Ristovska, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e sektorit OJQ) - Vllado Ançev, Anëtar i grupit operativ, (përfaqësues i qytetarëve të Komunës Gjorçe Petrov) - Kristina Temkova, Anëtare e grupit operativ (përfaqësuese e Komunës Gjorçe Petrov) |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||