Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Koçan
Përcaktim i propozim zgjidhjeve në Koçan | Përcaktim i propozim zgjidhjeve në Koçan |
|
|
| e diel , 01 mars 2009 | |
|
Sesioni i tretë i forumit, në praninë e 103 banorëve të komunës së Koçanit u mbajt më 29 janar në ShT “Shën. Kirill dhe Metodij”, ku qytetarët i përcaktuan propozim zgjidhjet në përputhje me temën “Rregullim i infrastrukturës së qytetit dhe vendeve rrethuese”.
Grupet punës, në suazat e sesionit, i prezantuan në përputhje me grupet e problemeve, dhe për prioritet i përcaktuan këto probleme të qytetit.
- Gjendja e keqe e stadiumit të qytetit “Nikolla Mantov”, Gjendja e keqe e sallës sportive të qytetit, Shfrytëzim i pamjaftueshëm i pishinës së qytetit, Mungesa objektit për qëndrim në mal, Mungesa e objekteve për shoqërim, Sipërfaqe të gjelbra të pamjaftueshme në periferinë e qytetit, në fshatrat përreth dhe asfaltim i rrugës deri te “Dabi”, Mungesa e kanalizimit të fekaleve në Shtëpinë e kulturës në fshatin Orizari, Përmbytje e rrugës “Ivo Llolla Ribar” në Koçan dhe Objekte arsimi të pa rrethuara dhe të pa pajisura. Forumi për këto probleme, formoi 12 grupe pune, të cilat në sesionin e ardhshëm duhet të prezantojnë se cila është gjendja e komunës. ![]() Buxheti i Programit “Forume në bashkësi” për komunën e Koçanit është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC). Procesi i Forumit është i hapur për të gjithë qytetarët të cilët bashkërisht vendosin për probleme të caktuara dhe punojnë në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme me qëllim që ta përmirësojnë jetën e përditshme në bashkësi. Programi, në këtë fazë, zbatohet edhe në shtatë komuna – Berovë, Manastir, Sveti Nikollë, Novo Sellë, Resnjë, Dollneni dhe Saraj. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|