Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Saraj
Prezantim i propozim-koncepteve në Saraj | Prezantim i propozim-koncepteve në Saraj |
|
|
| e diel , 01 mars 2009 | |
|
Sesioni i katërt i forumit, në të cilin banorët e komunës së Sarajit i prezantuan propozim konceptet, u mbajt më 20 shkurt në sallën e komunës së Sarajit, në praninë e 70 qytetarëve.
Konceptet për projekte i prezantuan anëtarët e tetë grupeve të punës, të cilët në përputhje me problemet e sesioneve të mëparshme e shpjeguan dhe e argumentuan zhvillimin e koncepteve të propozuara.
Propozim konceptet për të cilat diskutuan banorët dhe në mënyrë të detajuar i prezantuan pamjet nga terreni, janë: - Ndërtim dhe pajisje e objekteve sportive në Bojanë, Kopance, Llaskarc dhe Kondovë; - Ndërtim i objekteve sportive në shkollën tetëvjeçare në fshatin Lubin; Rinovim dhe pajisje e sallave sportive në fshatrat Kondovë dhe Radushë; - Rinovim i shtëpisë së kulturës në fsh. Bukoviq; - Furnizim i shoqatës së pensionistëve me rekuizita sportive; - Asfaltim i terreneve sportive në Dollno Svillare dhe sigurim i konstruksioneve përkatëse; - Ndërtim i terrenit sportiv në fsh. Matkë dhe - Ndreqje e rekuizitave publike dhe ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e përdorimin përkatës të tyre. Përfaqësuesit e secilit grup pune treguan qëllimin që duan të arrijnë me projektin e tyre si dhe cilat grupe qëllimore do të jenë shfrytëzues. ![]() Ata dhanë edhe propozim zgjidhjesh për të secilin prej propozim projekteve të dhëna. Për secilin propozim projekt është përcaktuar buxheti për realizim. Buxheti i Programit “Forume në bashkësi” në komunën e Sarajit është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|