Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Dollneni arrow Banorët e Dollnenit i prezantuan propozim konceptet
Banorët e Dollnenit i prezantuan propozim konceptet Printoni E-mail
e diel , 01 mars 2009
  Rreth 65 banorë të komunës së Dollnenit morën pjesë në sesionin e katërt të forumit, që në suazat e programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 25 shkurt në restorantin “M” në fshatin Llazhani.cetvrta_sesija_dolneni.jpg
  Banorët e pranishëm i prezantuan propozim konceptet, që qytetarët i nxorën në përputhje me temën “Mbrojtja e mjedisit jetësor”.
  “Cilido qoftë propozim-koncept që do të miratohet të jetë në interes të qytetarëve”, thotë Azemina Tariq,  banore e komunës.
  Në sesion u prezantuan dhe u miratuan propozim-projektet e mëposhtme:
- Zgjidhje e problemit në lidhje me furnizimin me ujë të vendeve të banuara
- Përmirësim i kushteve për sport dhe rekreacion
- Trajnim i mbetjeve në vendet e banuara dhe edukim – ngritje e vetëdijes
- Rregullim i koritave të lumenjve
- Mbrojtje prej zjarrevecetvrta_sesija_dolneni_-1.jpg
  Në përputhje me këta gjashtë propozim koncepte u formuan dhe grupe pune të cilat do të hulumtojnë në terren që ta përcaktojnë situatën momentale, kurse janë propozuar edhe propozim buxhetet me mjetet e të cilave do të realizohen në qoftë se votohen prej banorëve.
  “Jam nga Sarandinovo, ku nuk ka asgjë, kështu që nuk shpresoj këto propozime do të jenë të dobishme”, thotë Danço Stojkovski, një prej të pranishmëve në forum.
  Programi “Forume në bashkësi” ka si qëllim mbështetjen e zhvillimit pjesëmarrës të bashkësive në nivel lokal.
  Forumi është platformë për zhvillim që ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve nëpërmjet pjesëmarrjes dhe ideve të tyre.


 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA