Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Novo Sellë arrow Janë miratuar pesë propozim konceptesh në fshatin Novo Sellë
Janë miratuar pesë propozim konceptesh në fshatin Novo Sellë Printoni E-mail
e enjte , 05 mars 2009

 Në fshatin Novo Sellë sesionin e katërt të forumit që u mbajt më 18 shkurt në restorantin “Miçell” në praninë e 102 qytetarëve u miratuan pesë propozim konceptesh.cetvrta_sesija-novo_selo.jpg

  Grupet e punës, midis dy sesioneve, i kanë përpunuar zgjidhjet ideore të problemeve me prioritet që banorët e Novo Sellës në sesionet  e kaluara i paraqitën në suazat e kornizës kryesore “Infrastruktura komunale dhe mjedisi jetësor”.
  “Sigurim të ujit të pastër të pijshëm në Novo Sellë”, një prej propozimeve, edhe mandej është imperativ për qytetarët e pothuajse 14 vendeve të banuara në Komunën e Novo Sellës. Para së gjithash Qendra e komunës së Novo Sellës nuk ka stacion filtrues për pastrimin e ujit i cili vjen i papastër prej puseve kryesore, thanë banorët.
  Sipas Ilija Boevskit, i cili e prezantoi propozim projektin, në Novo Sellë ka dy shkolla, kopsht dhe institucione të tjera të përbashkëta, prandaj problemi i mungesës së stacionit filtrues duhet të ketë përparësinë e vet.
  Propozim projekti “Zëvendësim i tubave prej azbesti tek ujësjellësi”, gjithashtu është miratuar në Forum, i cili e përcaktoi këtë problem edhe në fshatin Mokrievo.
Sipas Dragi Stojçevit, banor i komunës, ky propozim projekt është i domosdoshëm për shkak të sëmundjeve kancerogjene.cetvrta_sesija-novo_selo_1.jpg
  “Riparimi i përfundimi i ndërtimit të rrjetës së kanalit” është propozim koncept qëllimi i të cilit është të gjejë zgjidhje për problemet e kanaleve për ujitje në Drazhevo dhe Staro Konjare, si dhe në fshatrat e tjera të Podgories. Pjesëmarrje për zhvillimin e kësaj ideje për projekt paralajmëruan edhe banorët e fshatrave Koleshinë, Borisovë, Mokrievë dhe Mokrinë.
  Propozimin e katërt për projekt që e miratuan pjesëmarrësit në sesionin e katërt të forumit është “Pastrimi dhe rregullimi i koritës së Lumit Novosellka” me çka do të aktualizohet problemi i koritës së papastër dhe të parregulluar të lumit Novosellka i cili kalon nëpër qendrën e komunës.
  “Sigurimi i ujë të pastër të pijshëm në fshatrat Borisovë dhe Mokrievë” është propozim koncepti i pestë me të cilin do të zgjidhet problemi me rrjetën e vjetër të ujësjellësit në ujësjellësit e lagjeve në Borisovë dhe Mokrievë.
 
 
  

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA