Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Koçan arrow Janë prazantuar 12 propozim projekte në Koçan
Janë prazantuar 12 propozim projekte në Koçan Printoni E-mail
e enjte , 05 mars 2009

  Rreth 140 banorë  të Koçanit morën pjesë në sesionin e katërt të forumit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 19 shkurt në ShT “Shën. Kirill dhe Metodij”.cetvrta_sesija_kocani_1.jpg

 

 Gjithsej 12 propozim projekte janë prezantuar në sesion, kurse Forumi dha miratim për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
 “Objekt për qëndrim në mal”, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit dhe socializimit të qytetarëve, është propozim projekt që do të përmirësojë cilësinë e jetesës së tyre.
 “Gjendja e keqe e stadiumit të qytetit “Nikolla Mantov”” supozon rekonstruksionin e terrenit kryesor, përpunim të terreneve ndihmëse dhe rikonstruim i hapësirës nën tribina.
 “Rregullim i sallës sportive të qytetit” është propozim koncept për rinovimin e parketit në sallën sportive, ndreqje të ndriçimit dhe të dhomave të garderobave, rikonstruksion të tualeteve dhe vendosje të stolave në tribina.
  “Shfrytëzim i pamjaftueshëm i pishinës së qytetit”, paraqet zmadhim të kohës së punës së pishinës, përkatësisht të përdoret edhe në periudha të tjera, përveç verës.
 “Rrugë e asfaltuar deri te Dabi” është propozim koncepti qëllimi i të cilit është shfrytëzimi dhe shëtitje më e madhe në parkun natyror “Dabot” në fshatin Beli.cetvrta_sesija-kocani.jpg
 “Mungesa e objektit për shoqërim”, parashikon rikonstruksion të objektit dhe rregullimin e tij komplet, që të ulet margjinalizimi i të rinjve, kurse të përforcohen kapacitetet e OJQ-ve.
 “Sipërfaqe të gjelbra të pamjaftueshme në periferi të qytetit”, që parashikon, midis të tjerash, ndërtim të gjelbërimit rekreativ, parqe dhe informim më të madh.
 “Objekte arsimore të parrethuara dhe të papajisura mirë”, propozim zgjidhje që doli nga nevoja e përforcimit të sigurisë së fëmijëve ndërsa qëndrojnë në shkolla dhe kopshte.
 “Mungesa e kanalizacionit atmosferik në Komunën e Koçanit”, propozim projekt që parasheh zgjidhje për përmirësim të kanalizimit ekzistues të fekaleve.
 “Infrastruktura e keqe në Lagjen Orizari ”, me propozim zgjidhje për asfaltim të rrugës ASNOM.
 “Rrezikim i sigurisë së këmbësorëve” me propozim koncept rregullim të trotuarit në rrugën “Roza Petrova” në Koçan, qëllimi i të cilës është të ulet numri i viktimave në fatkeqësitë automobilistike.
 “Ndërtim i azilit rajonal të pensionistëve”, propozim projekt që është pranuar prej Forumit, edhe pse nuk është formuar grup pune në sesionin e ardhshëm.
 Propozim projekt për “Mungesën e banjave të qytetit” do të futet në rekomandimet për komunën.


 
 
 

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA