| Prezantimi propozim-projekteve në Dollneni |
|
|
| e hënë , 27 prill 2009 | |
|
Në sesionin e pestë të Forumit në Komunën e Dollnenit, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, që u mbajt më 22 prill në restorantin “M” në fshatin Llazhani në praninë e 72 banorëve, u prezantuan gjithsej pesë propozime projektesh.
“Jam i kënaqur nga cilësia e prezantimit të projekteve, kurse përparësi do t’i jepja rregullimit të koritës së lumit” tha Abdulla Caneski, banor nga fshati Debreshtë, i cili mori pjesë në Forum.
Prezantimi i propozimeve të projekteve për rregullimin e mbetjeve të forta dhe edukimin e popullsisë për përforcimin e vetëdijes së tyre publike, e paraqiti problemin e mungesës së kazanëve të plehrave në vendet e banuara, si dhe mungesën e mbledhjes së organizuar të plehrave. Grupi i punës përpunoi buxhet skicë prej 5.722.000 denarësh, saç do të kushtonte edhe realizimi i këtij propozim projekti. Zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë, është propozim projekti i dytë, për realizimin e të cilit sipas vlerësimit të grupit të punës, nevojiten 3.981.043 denarë. Ky projekt do të zgjidhte një pjesë të problemeve me ujin e pijshëm në fshatin Zhitoshtë dhe fshatrat përreth, sepse momentalisht, rezervuari është i kyçur në ujësjellësin rajonal dhe është mbi 30 vjet i vjetër. Rregullimi i koritës së lumit në Cërnilishtë do të kushtonte 4.120.000 denarë, në përputhje me buxhetin skicë që e përpunoi grupi i punës për këtë projekt. ![]() Prezantimi përfshiu dhe çështjen e futjes së ujërave dalëse atmosferike në lumë në vendin e banuar, ku për shkak të reshjeve të dendura krijohen mbeturina të cilat bëjnë të pamundur derdhjen e ujërave dalëse. Rezymeja e propozim projektit për përmirësim të kushteve për sport e shfaqi problemin e mungesës së terreneve sportive, me të cilat ballafaqohen edhe nxënësit edhe anëtarët e të dy klubeve të futbollit. Propozim projekti i fundit, i pesti, për ndalimin e zjarreve në Komunën e Dollnenit, është ndjekur nga prezantimi i përfaqësuesit të komunës, sipas të cilit, komuna, sidomos në periudhën e verës, ballafaqohet me zjarre të mëdha dhe nuk i ballafaqon me efikasitet ato. Komuna nuk ka shërbim të zjarrfikësve dhe nuk ka pajisje për shuarjen e zjarreve, kurse deri tani ndihma ka ardhur prej shërbimit të zjarrfikësve nga Prilepi. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e këtij projekti është 6.600.000 denarë. “Jam i kënaqur prej të gjitha prezantimeve, megjithatë, prioritet më të madh do t’i jepja propozim projektit për mbeturinat e forta” thotë banori i Novosellanit, Vasko Ilioski. Banorët e Komunës së Dollnenit, nëpërmjet Programit “Forume në bashkësi”, zgjedhin se cilat janë prioritetet për zhvillimin social-ekonomik të komunës dhe cilat aktivitete mund të zbatohen për përmirësimin e gjendjes në bashkësinë lokale. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|