Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Koçan
U prezantuan rezymetë e 13 projekteve | U prezantuan rezymetë e 13 projekteve |
|
|
| e hënë , 27 prill 2009 | |
|
Sesioni i pestë në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 23, në korridorin e ShT “Sv. Kirill dhe Metodij”, në praninë e rreth njëqind qytetarëve.
Trembëdhjetë grupet e punës i prezantuan rezymetë e projekteve, kurse qytetarët patën mundësi të njihen me qëllimet, aktivitetet, qëndrueshmërinë, kornizën kohore të paraparë për realizim dhe buxhetin e projekteve.
Prej rezymeve të prezantuara buxhetin më të madh prej tetë milionë denarësh e kishte projekti “Pishinë qyteti e mbuluar”. Grupi që punonte në përgatitjen e tij shpjegoi nevojën e shfrytëzimit më të madh të ujërave gjeotermale, të cilat nëpërmjet tubave kalojnë anës pishinës, dhe shfrytëzim më të gjatë të pishinës gjatë gjithë vitit. Sipas pyetjeve të bëra, të pranishmit treguan interes për detajet e projektit “Rikonstruksion i ndërtesës ushtarake nr. 5 në Ponikva”. Mbi këtë projekt punonin pesë shoqata qytetare, edhe siç u tha, këtë projekt e mbështesin mbi 1.200 persona, propozues të projektit. Për realizim, prej buxhetit të Forumit kërkohen pesë milionë denarë për ndërtimin e objektit që do të mund ta shfrytëzojnë grupet e lëndueshme të qytetarëve. ![]() Për projektin “Qendër Rinore Kulturore”, i cili ofrohet si mundësi për krijimin e kushteve për komunikim midis të rinjve, pushtetit lokal dhe bashkësisë lokale u është dhënë sugjerimi për konkretizim të segmenteve të caktuara të projektit për realizimin e cilit përgatitësi kërkon 65 mijë euro. U prezantuan edhe projekte për ndërtim të trotuareve në rrugën “Roza Petova”, për asfaltim të rrugës “ASNOM” në Orizari, për nevojën e kanalizimit atmosferik në Koçani, projekte për rrethim të shkollave “Nikolla Karev”, “Sv. Kirill i Metodij”, “Lupço Santov”, kopshtit të fëmijëve “Pavlina Veljanova” dhe “Sallës sportive të qytetit”. Banorët e fshatit Beli e prezantuan rezymenë e projektit të vet për asfaltimin e rrugës deri të “Dabi”, kurse u shpjegua dhe koncepti përfundimtar i projekteve për “Sanimin e sallës sportive”, “Rikonstruksionin e stadiumit të qytetit”, “Azili rajonal i të moshuarve” dhe për projektin “Gjelbërim i parqeve i pamjaftueshëm në periferinë e qytetit”. “Mendoj se Forumi po hyn në fazën përfundimtare dhe më interesante. Të gjithë jemi të interesuar që mundi disa mujor kushtuar përpunimit të projekteve të verifikohet me miratim të mjeteve prej buxhetit të këtij Programi. Gjithsesi, për këtë me votim do të vendosin qytetarët të cilët morën pjesë në punën e Forumit”, thotë Silvana Ivanova, anëtare e një grupi pune. Sesioni i ardhshëm i Forumit, i gjashti, është caktuar për në 21 maj. Banorët e Koçanit, nëpërmjet Programit “Forume në bashkësi”, vendosin se cilat janë prioritetet për zhvillimin social-ekonomik të komunës dhe cilat aktivitetet mund të zbatohen për përmirësimin e gjendjes në bashkësinë lokale. Projektet do të financohen me buxhet prej tetë milionë denarësh, prej të cilave dy milionë janë siguruar prej Komunës të Koçanit, kurse gjashtë milionë janë prej Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|