Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Novo Sellë
Prezantimi i propozim projekteve në Novo Sellë | Prezantimi i propozim projekteve në Novo Sellë |
|
|
| e mërkurë , 29 prill 2009 | |
|
Prezantimet dhe rezymetë e propozim projekteve në Novo Sellë u mbajtën në sesionin e pestë të Forumit, në të cilën morën pjesë 77 banorë dhe që u mbajt më 15 prill në restorantin “Miçell”, në komunë.
Përfaqësuesit e grupeve të punës para Forumit i prezantuan rezymetë e përpunuara të dy nëntemave – “Përcjellës dhe nxjerrës të ujit” dhe “Kanale ujitëse”.
Nëntema e parë përfshin propozim projektet për Sigurim të ujit të pijshëm në fshatin Novo Sellë, Zëvendësim i tubove të dëmshme prej azbesti për furnizim me ujë në fshatin Sushica dhe Sigurim me ujë të pijshëm të fshatrave Borisovë dhe Mokrievë. Qytetarët e pranishëm i pranuan rezymetë për përfundim të përpunimit të propozim projekteve, që i përpunuan anëtarët e grupeve të punës të formuara na sesionet e mëparshme të Forumit. Nëntema e dytë “Kanale ujitëse” i përfshin propozim projektet për meremetim dhe përfundim të ndërtimit të rrjetës së kanaleve – në fshatin Mokrievë, Koleshinë dhe Borisovë, si dhe fshatrat Staro Konjare, Drazhevë dhe Smollar. Diskutimet e banorëve treguan se Bashkësitë Ujore të deritanishme duhet të kenë miratim prej Qeverisë së Maqedonisë për mirëmbajtjen e këtyre kanaleve, pas kësaj u ra dakord të bëhet takim me pushtetin lokal për përcaktimin e kompetencave të këtyre dy rezymeve. Prezantimi i propozim projektit për Koritë lumi në Lumin Novosellka u shty për shkak të, siç tha përfaqësuesi i këtij grupi pune, çështjeve pronësore-juridike. Sesioni i gjashtë i Forumit, i ardhshmi, është vendosur më 20 maj. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|