U mbajt sesioni i pestë në Berovë Printoni E-mail
e mërkurë , 13 maj 2009
berovo-fvz.jpg
Rreth 66 banorë morën pjesë në sesionin e pestë të Forumit që u mbajt më 29 prill në shkollën tetëvjeçare “Dedo Ilo Maleshevski” në Komunën e Berovës.
  Të pranishmit në sesion, i cili mbahet në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, me entuziazëm dhe përkushtueshmëri të madhe prezantuan tetë propozim projekte, në bazë të problemeve që në sesionet e mëparshme i përcaktuan si prioritet për komunën e vet.
  Ato janë Mjedis i Pastër, Karnevale Evropiane, Ndërtim i Trotuareve dhe Kanalizimit Atmosferik, Kafe në Shesh, Ujë i Pastër – Jetë e Shëndetshme, Shëtitore dhe Rekreacion për të Gjithë, Kulturë e Traditë si dhe Sport për të Gjithë.
  Propozim projektet e dala nga Forumi janë përpunuar në grupet e punës që mbahen midis sesioneve të forumit, kurse të gjitha propozim projektet janë mbështetur prej qytetarëve të pranishëm, si projekte të bazuara dhe të qëndrueshme.petta_sesija_berovo-1.jpg
  Banorët dhanë “dritë jeshile” për realizimin e mëtejshëm të projekteve, kurse Forumi korrespondonte me strukturën ideale për punë në aspektin e strukturës gjinore, etnike dhe moshore, që kontribuoi për një debat të suksesshëm.
  Në sesion ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Dragi Naxhiski i cili u uroi punë të suksesshme qytetarëve dhe i përshëndeti ambiciet e tyre. Ai, jashtëzakonisht i kënaqur prej mënyrës së punës dhe organizimit, deklaroi se do të japë mbështetje të tërësishme për bashkëpunim të mëtejshëm.
  Buxheti i përgjithshëm i Programit “Forume në bashkësi” në Komunën e Berovës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë i siguron komuna, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
       

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA