Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Saraj
U prezantuan nëntë propozim projektet në Saraj | U prezantuan nëntë propozim projektet në Saraj |
|
|
| e mërkurë , 13 maj 2009 | |
|
Sesioni i pestë i Forumit në Saraj, në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 30 prill në Sallën e Komunës së Sarajit në praninë e 60 qytetarëve.
Në sesion u prezantuan nëntë propozim projektet që janë punuar prej grupeve të punës. Qytetarët patën mundësi të njihen me qëllimet, aktivitetet, qëndrueshmërinë, kornizën kohore të paraparë për realizim dhe buxhetin e projekteve.
Propozim pojekti i parë që u prezantua kishte të bënte me Ndërtimin dhe Pajisjen e Terreneve Sportive në Shkollën Tetëvjeçar në fshatin Kopance. Pas propozimit të qytetarëve u plotësua grupi i punës i cili punoi mbi këtë projekt me qëllim që deri në sesionin e ardhshëm të përpunohen edhe projektet përfundimtare për ndërtim dhe pajisje të terreneve sportive edhe në fshatrat Bojane dhe Llaskarce. Përfaqësuesit e tri grupeve të punës që punonin mbi propozim projektin Ndërtim i Terrenit Sportiv në Shkollat Tetëvjeçare në fshatrat Lubin, Matkë dhe Radushë e shpjeguan domosdoshmërinë e ndërtimit të terrenit sportiv në këto shkolla. Përfaqësuesi i grupit të punës i cili punonte mbi propozim projektin Rinovim dhe Pajisje e Sallës në fshatin Kondovë e përshkroi gjendjen e sallës sportive, cilat aktivitete duhet të ndërmerren si dhe buxheti që nevojitet. Pas prezantimit të propozim projektit Rinovim dhe Pajisje e Terreneve Sportive në fshatin Svillare e Poshtme pati reagime prej qytetarëve dhe u formua komision i cili duhet të vërtetojë se a planifikon pushteti qendror të ndërtojë sallë sportive. Në sesion u prezantua edhe propozim projekti për Furnizim të Shoqatës së Pensionistëve me Rekuizita Sportive i cili kishte edhe buxhetin më të vogël që u prezantua prej 67 540 dearësh. Për propozim projektet Rinovim i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Bukoviq dhe Riparimi i Rekuizitave Publike dhe Ngritjen e Vetëdijës për Rruajtjen e Tyre dhe Shfrytëzim Përkatës nuk u propozua buxhet. Sesioni i ardhshëm i Forumit, i gjashti, është caktuar të mbahet më 27 maj. Projektet e përzgjedhura do të financohen me buxhet prej tetë milion denarësh, prej të cilëve dy milionë janë siguruar prej Komunës së Sarajit, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|