Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Sveti Nikoll
Sesioni i pestë i forumit në Sveti Nikollë | Sesioni i pestë i forumit në Sveti Nikollë |
|
|
| e premte , 22 maj 2009 | |
|
Pesë propozim projektesh u prezantuan në sesionin e pestë të Forumit në Sveti Nikollë, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 30 prill në Sallën e Madhe të Komunës, në prani të 72 banorëve nga komuna.
Ato janë: “Derë e hapur – Qendra Rinore”, “Merru me sport që të jesh i lumtur”, “Një hap para drejt punësimit”, “Të ndryshëm por të barabartë”, dhe “Dhënie dore”.
Projektet i prezantuan përfaqësuesit e grupeve të punës që mbajnë takime midis sesione të forumeve dhe ku i përpunojnë propozim projektet të mbështetura nga Forumi, në përputhje me temën për përfshirje sociale. “Tryezat e punës”, midis të cilave edhe komuna, sektori i biznesit, organizatat joqeveritare e të tjerë, si edhe përfaqësues nga arsimi, Qendra për Punë Sociale, debatuan për qëndrueshmërinë e pesë propozim projekteve. Përfaqësuesi i grupit të punës të projektit të parë, që ta shpjegojë komponentin social, tha se përgjegjësinë mbi projektin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme e marrin të rinjtë, para së gjithash nga mjedisi rural. Pjesëmarrja prej 10 përqind e Shoqatës së Bujqve është argumentuar me përfshirjen e tyre në adaptimin e hapësirës, kryesisht me material. ![]() Grupet e punës për tri propozim projektet e ardhshme i argumentuan qëndrimet e veta në lidhje me arsyetimin e tyre, ndërsa u konstatua edhe saktësia dhe argumentet precize për propozim projektin “Hap para drejt punësimit”. Propozim projekti “Dhënie dore” pati prezantimin më të gjatë, para së gjithash, prej përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, të cilët përveç përfaqësuesit të këtij grupi pune, e arsyetuan qëndrueshmërinë e tij. Sipas tyre, kjo Qendër nuk duhet të jetë vetëm për një qëllim, përkatësisht, pranimi i personave viktima prej dhunës familjare, si një prej aktiviteteve të veta. Përpunuesit e këtij propozim projekti vlerësuan se është e rëndësishme të ekzistojë hapësirë, shërbime profesionale, pajisje dhe program, kurse për qëndrueshmërinë do të përkujdeset komuna. Organizata zbatuese e Programit në Komunën e Sveti Nikollës, Qendra për Zhvillim Institucional-QZhI tha se projektet duhet të precizohen me saktësi, të përcaktohen grupet qëllimore, shërbimet dhe marrëdhëniet juridike-poseduese, për përpunimin e mëtejshëm të tyren mënyrë sa më të lehtë. Buxheti i përgjithshëm i Programit “Forume në bashkësi2 në Komunën e Sveti Nikollës është tetë milionë denarë, prej të cilave gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës. Programi “Forume në bashkësi”, në këtë fazë, përveç se në Komunën e Sveti Nikollës zbatohet edhe në Novo Sellë, Manastir, Resnjë, Dollneni, Saraj, Berovë dhe Koçan. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|