Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Resen arrow U prezantuan gjashtë propozim projektesh në Resnjë
U prezantuan gjashtë propozim projektesh në Resnjë Printoni E-mail
e mërkurë , 27 maj 2009
  Sesioni i pestë i forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 11 maj në Sallën e Madhe të Komunës së Resnjës, aty morën pjesë 75 banorë.petta_sesija_resen.jpg
  Në këtë sesion të Forumit, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Resnjës Mihail Vollkanovski, u prezantuan gjashtë propozim projektesh të përpunuar nga grupet e punës.
    Procesi i Forumit mandej duhet të zgjedhë projektet me prioritet të cilat konkretisht do të realizohen me mbështetje financiare prej Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në bashkëpunim  me komunën.
    Propozim projekti i parë “Së bashku për Prespë të pastër dhe të shëndetshme” ka të bëjë me pajisjen e laboratorit për analizim të ndikimeve negative të preparateve kimike që përdoren në pemëtari.
    Këto ndikime janë sidomos të dëmshme mbi shëndetin e njeriut, ajrit, ujit dhe truallit. Gjithashtu, propozim projekti ka të bëjë edhe me edukimin e popullatës për ndikimin e dëmshëm të pesticideve, kurse për realizimin e këtij projekti nevojiten rreth 3.666.000 denarë.petta_sesija-resen-1.jpg
  Propozim projekti i dytë “Rregullimi i oborrit dhe formimi i qendrës ekologjike-edukuese dhe sportive-rekreative – EKO Sport” do të kontribuojë në sigurimin e mjedisit për rekreacion dhe sport të të rinjve, si dhe për ngritjen e vetëdijes ekologjike tek të rinjtë nëpërmjet organizimit të manifestimeve të ndryshme, sportive, edukative dhe kulturore në këtë qendër.
  “Makineri për riciklim të mbetjeve prej përpunimit të drurit” është propozim projekti i tretë që u prezantua para të pranishmëve në Forum me realizimin e të cilit do të shfrytëzohen mbeturinat e përpunimit të drurit, nëpërmjet prodhimit të briketave ekologjike që mandej do të përdoren për ngrohjen e disa institucioneve  publike, si kopshte, ambulanca dhe shkolla.
  “Rregullimi i vendit të plehrave të qytetit” është propozim projekti i katër për realizimin e të cilit nevojiten 1.440.000 denarë, ku është paraparë rrethimi i vendit për hedhjen e plehrave me çka do të pengohej lëvizja e personave të paautorizuar dhe kafshëve në këtë hapësirë, si dhe rregullimi i rrugës deri në vendin e hedhjes së plehrave me çka do të përmirësohej dhe përshpejtohej transporti i plehrave.
  Për propozim projektin e pestë “Ndërtimi i rrjetave të kanalizimit dhe stacioneve pastruese në fshatrat të cilat gravitojnë me Liqenin e Prespës” Engin Bahtijar në emër të kryetarit të komunës së Resnjës theksoi se ky propozim projekt nuk mund të zhvillohet sepse është enorm, kurse komuna nuk ka mjete të mjaftueshme që ta mbështesë.
    Në propozim projektin e gjashtë “Përmirësimi i furnizimit me ujë në prespë” është paraparë ndërtimi i bunarëve të thellë kërkues në rrethinat e fshatrave Carev Dvor dhe Stenjë, si dhe riparimi i rezervuarit të vjetër dhe instalimi i dy pompave të reja në stacionin e Resnjës, me çka do të përmirësohej furnizimi me ujë i këtyre fshatrave dhe i qytetit të Resnjës.
    Sesioni i ardhshëm i Forumit do të mbahet më 3 qershor.

   
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA