Në fillim arrow Lajmërime arrow Shpallje Arkiva arrow SHPALLJE për komunat për zbatim të FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2009 dhe 2010
SHPALLJE për komunat për zbatim të FORUMIT BUXHETOR gjatë vitit 2009 dhe 2010 Printoni E-mail
e mërkurë , 27 maj 2009
Programi ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit pjesëmarrës të bashkësive në nivel lokal nëpërmjet organizimit të gjashtë sesione forumesh dhe si rrjedhim zbatim të projekteve të sesioneve të forumeve nëpërmjet fondit përkatës të mjeteve. Forumi është platformë për zhvillim e cila ka për qëllim: (1) qytetarët ta përmirësojnë jetën vetjake me ide dhe pjesëmarrje personale dhe (2) administrata të zhvillojë qeverisje lokale përgjegjëse dhe pjesëmarrëse të cilës do t’i besohet.

Qëllimet konkrete të Programit “Forume në bashkësi” janë:
- t’i përfshijë qytetarët në qeverisjen lokale;
- krijim partneritetesh midis palëve lokale të prekura;
- përmirësim të kapacitetit të bashkësisë lokale për zhvillim projektesh;
- përmirësim të kapacitetit të administratës lokale në raport me decentralizimin;
- përmirësim konkret të mjedisit social-ekonomik lokal.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë vetëm komunat e Republikës së Maqedonisë të cilat deri tani kanë marrë pjesë në Program – Kërçova, Gjorçe Petrov, Prilepi, Strumica, Çashka, Karbinci, Çairi, Dibra, Koçani, Novo Sella, Manastiri, Resnja, Berova, Sv. Nikolla, Saraji, Dollneni dhe të cilat do t’i plotësojnë kushtet e konkursit.

Aplikimi i tërësishëm së bashku me udhëzimin për paraqitje duhet të merret prej ueb-faqes së Programit “Forume në bashkësi”: www.forumivozaednicata.com.mk ose prej ueb-faqes të BNJPL: www.zels.org.mk

Formularët për paraqitje të plotësuar saktë me të gjitha dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në Njësinë për Koordinim të Forumeve në adresën e mëposhtme me postë ose me dërgues: 


Njësia për Koordinim të Forumeve
rr. “Velko Vllahoviq” nr.22a-1/2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Afati i paraqitjes është 30 qershor 2009. Për informacione plotësuese kontaktoni Cvetanka Girova, Koordinatore e programit dhe financave (tel. 00389 2 3119 106).


Formular për komunat (.doc 450kb)
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA