Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Resen
Sesioni i gjashtë i forumit në Resnjë | Sesioni i gjashtë i forumit në Resnjë |
|
|
| e martë , 30 qershor 2009 | |
|
Më 3 qershor në Sallën e madhe të Komunës së Resnjës u mbajt sesioni i gjashtë i Forumit ku u prezantuan propozim projektet që do të hyjnë në fazën finale dhe që do të votohen në Forum në sesionin e ardhshëm, të shtatin.
Pas diskutimit dhe arsyetimeve rreth buxheteve dhe planeve të parapara të propozim projekteve dhe tërheqjen e dy propozim projekteve, në fazën finale, në sesionin e shtatë të forumit që të marrin mbështetjen e qytetarëve të Resnjës, mbetën për t’u përzgjedhur disa propozim projektesh.
Ata janë: “Së bashku për një Prespë të shëndetshme dhe të pastër” – pajisje të laboratorit për analizim të dëmit prej përdorimit të pesticideve në Prespë. “Rregullimi i oborrit dhe formimi i qendrës ekologjike-edukative dhe sportive-rekreative – EKO SPORT”, “Pajisje për riciklim të mbetjeve të përpunimit të drurit” dhe propozim projekti “Përmirësimi i furnizimit me ujë në Prespë”. Drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili mori pjesë në sesion, Roman Darbele, shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në sesionet e Forumit dhe përgatitjen e SDC-së që ta vazhdojë mbështetjen e procesit të forumit në të ardhmen. “Jemi të kënaqur prej asaj se si shkon procesi i forumit dhe ndryshimet që po ndodhin në komunë. Procesi deri tani po zhvillohet pa asnjë ndërprerje që është rezultat i pjekurisë. Procesi hasi në mirëkuptimin e qytetarëve, që të zhvillohen debate dhe mendime të ndryshme të caktuara. Shpresojmë se kjo do ta zmadhojë nevojën që qytetarët së bashku të punojnë në komunë dhe të kërkojnë më tepër. Kjo do të thotë që në të ardhmen të kërkojnë mundësi të tjera nëpërmjet proceseve të ngjashme.”, tha Darbele. Prej QMBN-së, organizata e cila zbaton Programin në Resnjë, theksojnë se janë të kënaqur prej mënyrës së përgatitjes së propozim projekteve. “Me kënaqësi mund të them se të gjitha sesionet e Forumit, duke e përfshirë edhe këtë sesion të gjashtë, karakterizohen nga pjesëmarrja aktive të qytetarëve dhe nga pranishmëria relativisht e mirë, nga diskutimet e hapura, prej nga mund të shihet se projektet e propozuara janë nga sfera të ndryshme të interesit të qytetarëve në Komunën e Resnjës. Projektet e propozuara janë të formuluara dhe të përgatitura mirë”, theksoi udhëheqësi i Programit të QMBN Dimçe Mitrevski. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|