|
Rreth 60 banorë të Manastirit morën pjesë në Sesionin e Gjashtë të Forumit që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 29 maj në ShT “Ellpida Karamandi” në Manastir.
Grupet e punës prezantuan gjithsej pesë propozim projektesh, me qëllime, aktivitete dhe propozim buxhetesh përkatës, për probleme që manastirasit i përcaktuan si me përparësi për përmirësimin e jetës së përditshme në komunë.
“Aktivitetet në shkollë në fshatin Kishava”, në suaza e këtij propozim projekti siç tha dhe prezantuesi, qëllimi është përmirësimi i gjendjes katastrofale në mjedisin rrethues të shkollës si dhe përmirësimi i kushteve për zhvillim të fëmijëve dhe të rinjve.
Përfaqësuesit e grupit të punës folën mbi bashkëpunimin profesional midis grupit të punës dhe udhëheqjes së shkollës gjatë përgatitjes të propozim projektit.
Përmirësimi i shërbimeve publike në lagjen Dovlexhik është qëllimi i propozim projektit, para së gjithash, për shkak të mungesës së kanalizimit dhe infrastrukturës të parregulluar rrugore dhe asaj të qarkullimit.
Aktivitetet e parapara, midis të tjerash, përfshijnë ndërtim të trotuareve në të dyja anët e rrugës, shënimin e vendeve për kalim të këmbësorëve, vendosjen e shenjave të qarkullimit, vendosjen e “policëve të shtrirë” rreth ShT “Ellpida Karamandi” dhe kopshtit të fëmijëve “Majski cvet” dhe asfaltimin e rrugicave.
“Tumbe Kafe” si kompleks sportiv rekreativ, propozim projekt që sipas banorëve të Manastirit, do të mundësojë jetë më cilësore dhe më të shëndetshme të qytetarëve. Prezantimi përfshiu edhe fotografi dhe skica të Trim rrugicës.
Infrastruktura në këtë “margaritar” të Manastirit, si dhe zhvillimi i jetës kulturore në këtë pjesë të Manastirit, janë qëllimet e dy propozim projekteve të tjera që i përzgjodhi Forumi. Disa prej rezultateve të pritura janë revitalizimi dhe rigjallërimi i pjesës “Tumbe Kafe” nëpërmjet mbrojtjes dhe zbukurimit të ambientit natyror, ndërtimin e Skenës verore, rrugë, zgjerim të Kopshtit zoologjik etj.
Forumi, njëzëri, i pranoi të gjitha propozim iniciativat dhe u ra dakord që për to të votohet në sesionin e ardhshëm të Forumit, të shtatin, që do të mbahet me 10 korrik.
|