Aktivitete aktuale
Берово
Prezantimi i tetë propozim projekteve në Berovë | Prezantimi i tetë propozim projekteve në Berovë |
|
|
| e mërkurë , 03 qershor 2009 | |
|
Programi “Forume në bashkësi” vazhdon në Berovë, ku më një qershor u mbajt sesioni i gjashtë i Forumit, në ShT “Dedo Ilo Maleshevski”.
Përfaqësuesit e grupeve të punës prezantuan dhe diskutuan mbi tetë propozim projektesh që banorët e Berovës i përcaktuan si me prioritet për zgjidhjen e problemeve nga jeta e tyre e përditshme. Propozim projekti “Mjedis i pastër jetësor” prezantoi përmirësim të infrastrukturës komunale në tri lokacione, si dhe dha shpjegime për procedurën ligjore për eksproprijim. Qëllimet e projektit “Sport për të gjithë”, sipas të pranishmëve, e “ktheu” procesin e Forumit për shkak të informacioneve të reja për mjete të tjera të siguruara. Forumi vendosi që ky projekt të mbahet në këtë formë, kurse deri në sesionin e ardhshëm të shqyrtohet prej grupit të punës. Prezantimet vijuese kishin të bëjnë propozim projektet “Kanalizimi atmosferik”, “Kafe në shesh” dhe “Ujë i pijshëm i pastër”, ku përfaqësuesit e grupeve të punës i prezantuan qëllimet, aktivitetet dhe propozim buxhetet. Edhe propozim projekti “Shëtitore dhe rekreacion për të gjithë” është miratuar prej Forumit, gjatë kësaj një përfaqësues i administratës së komunës tha se nuk ka pengesë juridike dhe institucionale për zbatimin e projektit. E njëjta gjë ishte edhe për projektin vijues “Kulturë dhe traditë”, kurse në lidhje me propozimin ”Karnavalet evropiane” u tha se nevojiten dokumente, certifikata pronësie dhe të sigurohen mjete financiare. Programi “Forume në bashkësi” përveç se në Berovë, në këtë fazë zbatohet edhe në shtatë komuna të tjera – Sveti Nikollë, Koçan, Novo Sellë, Manastir, Resnjë, Saraj dhe Dollneni. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|