Në fillim
Banorët e Dollnenit zgjodhën dy projekte Printoni E-mail
e premte , 03 korrik 2009
sliki_dolneni-vo_tekst.jpgForumi në Dollneni, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”, për të shtatën herë u mbajt më 2 korrik në restorantin “M” në fhatin Llazhani, në prani të rreth 70 banorëve të komunës.

  Banorët e Dollnenit, prej disa propozim projekteve që i përcaktuan si prioritet për përmirësim të jetës së tyre të përgjithshme, zgjodhën dy – “Administrim të mbetjeve në vendet e banuara në komunën e Dollnenit dhe edukim të popullatës – përforcim të vetëdijës” dhe “Sigurim të ujit të pijshëm të shëndetshëm në vendet e banuara Zhitoshë, Zhitoshë e Poshtme dhe Llokveni”.
  Buxheti i përgjithshëm i projektit të parë është 6.327.000, prej të cilave Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna sigurojnë 5.684.000 denarë.   Pjesën tjetër të mjeteve e sigurojnë mbartësi dhe partnerët.
  Buxheti i projektit të dytë është 5.054.459 denarë, prej të cilave Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim  (SDC) dhe komuna e sigurojnë pjesën e mbetur prej 316.000 denarësh prej buxhetit për përpunim të dokumentacionit teknik.
  Zbatimi praktik i projekteve nënkupton një seri aktivitetesh, midis të cilave blerje të automjetit për transportin e bërllokut prej vendeve të përkohshme, furnizim me kazanë plehrash dhe vendosjen e tyre në vendet e banuara, si dhe ngritjen e vetëdijës publike dhe informimin e qytetarëve.
 Gjithashtu, projekti i dytë nënkupton përpunim të dokumentacionit teknik për ndërtim të rezervuarit të ri prej 240 metra katrorësh afër rezervuarit ekzistues dhe lidhje me të njëjtin dhe vendosjen e ujësjellësit me tubo prej polietili F 125 dhe gjatësi prej 700 metrash.
 Sesioni i Shtatë i Forumit e përfundoi procesin e Forumit, i cili filloi me detektimin e problemeve komunale në suazat e temës, analizim të tyre, formimin e grupeve të punës, afrim të zgjidhjeve, përgatitjetë propozim projekteve dhe të projekteve përfundimtare.
  Programi “Forume në bashkësi”, përveç se në Komunën e Dollnenit, në këtë fazë mbahen edhe në shtatë komuna të tjera – Berovë, Manastir, Sveti Nikollë, Resnjë, Saraj, Koçan dhe Novo Sellë. 



 
Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA