Banorët e Komunës së Koçanit, në sesionin e fundit të Forumit, të shtatin, në suazat e Programit “Forume në bashkësi” zgjodhën tri projekte qëllimi kryesor i të cilave është rregullimi i infrastrukturës së qytetit dhe vendeve ë banuara përreth tij.
Më shumë pikë në Forum mori projekti “Oborri i shkollës i rrethuar – siguri më e madhe e nxënësve në ShT “Shën. Kirill dhe Metodij”, ShT “Ljupço Santov”, JODU “Pavlina Veljanova” dhe Sallë sportive e qytetit” me buxhet prej 2.350.497 denarësh. Mbartës i projektit është ShT “Shën Kirill dhe Metodij”.
Me 78 pikë është miratuar realizimi i Projektit “ Riparim i sallës sportive” me buxhet prej 4.478.476 denarësh. Mbartës është ShQ “Organizata për mbrojtjen e qytetarëve”.
Me pjesë tjetër të mjeteve, 1.117.027 denarë, Forumi vendosi që të financohet pjesa e parë e projektit “Në periferi të qytetit sipërfaqe e gjelbër parqesh për rekreacion e pamjaftueshme” që përfshin ndërtimin e një parku në lagjen “Kalimanova Gllava” në Koçan.
“Prej këtij Programi Koçani mori projekte të gatshme për të cilat komuna do të bëjë përpjekje që t’i realizojë nëpërmjet fondeve dhe investitorëve të tjerë potencialë”, theksoi para të pranishmëve përfaqësuesi i Komunës së Koçanit, Petar Apostollov.
“Për kënaqësinë tonë të madhe, kishim mundësi të shikojmë një sesion Forumi shumë të suksesshëm në Komunën e Koçanit ku qytetarët nëpërmjet marrjes së vendimit mbi dhjetë projektet, përzgjodhën tri projekte të cilat, sipas tyre, ishin më të fuqishmet për zgjidhjen e problemeve në fushën e infrastrukturës”, deklaroi për mediat Miodrag Koliq, përfaqësues i Njësisë për Koordinim të forumeve.
Ai shtoi se me këtë, qytetarët në mënyrë aktive mund të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve në bashkësinë lokale.
Drejtoresha e ShT “Shën. Kirill dhe Metodij”, Gollubinka Gjorgjieva deklaroi se grupi i punës ka pritur që projekti të marrë dritë të gjelbër prej Forumit.
“E prisnim këtë gjë sepse konsiderojmë se siguria e fëmijëve duhet të jetë në vend të parë. Deri në nëntor, projekti duhet të përfundojë dhe oborri i shkollës dhe kopshti do të jenë vend më i mirë për jetesë dhe lëvizje”, tha Gjorgieva.
Nuk u fsheh as pakënaqësia për mos marrjen e miratimit për realizim.
“Mendoj se projekti ynë në mënyrë të padrejtë ka marrë pak pikë, sidomos nuk jemi të kënaqur prej tryezës së punës të Administratës së Komunës. Administrata duhet ta kuptojë se këtij qyteti i nevojitet një hapësirë siç është Dabi (Dushku), kurse ata dhanë shumë pak pikë, vetëm dy” reagoi Vanço Arsovi, i tyrezës së punës për asfaltim të rrugës nga Beli deri tek vendi për ekskursion “Dabi”.
Periudha që vijon do të lihet për realizimin e projekteve. Pas përfundimit, do të mbahet sesioni i tetë, në të cilin forumi do të bëjë raportim para qytetarëve për atë se çfarë është kryer.
|