Çfarë është forumi ndërmjet komunave? | Çfarë është forumi ndërmjet komunave? |
|
|
| e premte , 18 shtator 2009 | |
|
Tema – Forumi mbahet mbi një temë me interes të përbashkët i cila kërkon bashkëpunim ndërmjet komunave, me rëndësi për të gjitha komunat e përfshira. Ky lloj Forumi është i hapur për komunat fqinje me profil social-ekonomik të ngjashëm. Sesionet e Forumit – Në Sesionin e Parë të Forumit, qytetarët do ta përcaktojnë interesin e vet ndaj temës, kurse në sesionet e ardhshme më thellësisht do të hyjnë në të, duke përcaktuar probleme konkrete dhe duke propozuar zgjidhje. Sesionet zhvillohen në parim të rotacionit në çdo komunë, kurse transportin e pjesëmarrësve “mysafirëve” deri në vendin ku mbahet forumi sigurohet prej komunave. Tryeza pune – Pjesëmarrësit në Forum janë të vendosur në tryeza në përputhje me interesin e tyre të përbashkët për temën e përzgjedhur, dhe jo sipas komunës që i takojnë (p.sh. përfaqësuesit e sektorit të biznesit të komunave të ndryshme rrinë në të njëjtën tryezë).
Buxheti – Komuna do të marrë pjesë në Fondin e Projektit, cilat mjete do të shpenzohen në mënyrë lokale, në përputhje me vendimet e marra në Forum. Fondi i Projektit për çdo Forum (çdo komunë) përbëhet prej mjeteve të dhëna prej SDC-së në bazë të pjesëmarrjes të siguruar prej komunës. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë të cilat i përmbushin kriteret për paraqitje pa dallim se a janë përfshirë më parë në Program apo jo.
|