| CIRa |
|
|
|
Qendra për zhvillim institucional (CIRa) është organizatë e pavarur lokale dhe qytetare, e cila ka filluar me punë në shtator 2003. Në këtë periudhë themelues i CIRa-së ka qenë kuadri lokal i Institutit për bashkësi të qëndrueshme, që prej vitit 1995-2004 e ka realizuar Programin për bashkëpunim demokratik në Maqedoni, të financuar nga USAID . Ideja për themelimin e organizatës së regjistruar lokale ka rrjedhur nga ky ekip i njerëzve të përkushtuar dhe me përvojë, që ka dashur të vazhdojë me sigurimin e shërbimeve për bashkësinë dhe të ndikojë në zhvillimin e shoqërisë qytetare në Maqedoni dhe më gjerë.
Misioni i CIRa-së është i orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve të shoqërisë qytetare dhe bashkësive lokale për arritjen e ndryshimeve të konsiderueshme shoqërore. Arritjen e misionit të saj, CIRa e konsideron përmes përforcimit të kapaciteteve, promovimit të pjesëmarrjes së opinionit publik dhe mobilizimit të resurseve lokale në zgjidhjen e çështjeve të bashkësive lokale. Qëllimet strategjike të CIRa-së janë: (1) Zhvillimi i organizatave dhe institucioneve efikase dhe efektive, (2) Zhvillimi i filantropisë, (3) Zhvillimi pjesëmarrës i bashkësive lokale. Programi "Forumet në bashkësi" realizohet në kuadër të aktiviteteve programore për zhvillimin e bashkësive lokale. CIRa punon për përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes inicimit dhe realizimit të proceseve pjesëmarrëse për zhvillimin e bashkësive lokale. Në kuadër të këtyre proceseve, individët, grupet formale dhe joformale, institucionet dhe organizatat në nivel lokal ndërmarrin përgjegjësi për marrjen e vendimeve dhe realizimin e ideve të tyre ndaj bashkësisë, me të cilat ajo do të bëhet vend më i mirë për jetë. Njëherazi, CIRa punon edhe me pushtetet lokale, duke i ndërtuar kapacitetet e saj për punë transparente dhe llogaridhënëse, të përqendruar tek qytetarët dhe nevojat e tyre. CIRa punon në bashkëpunim me:
Kontakt: Qendra për zhvillim institucional (CIRa) Dime Anicin 9 1000 Shkup Tel: ++389-2-3 114-855 Fax: ++389-2-3 214-132 E-mail: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë |