U prezantuan prioritetet e komunës Printoni E-mail
e shtunë , 17 tetor 2009
 Sesioni i Dytë i Forumit në Dibër u mbajt më 15 tetor në restorantin “Penestija” në praninë e 117 qytetarëve të komunës.debar_budzetski-5.jpg

  Pjesëmarrësit morën pjesë dhe diskutuan në prezantimin e përgjithshëm të komunës për vitin 2010 dhe programet zhvillimore, nga ana e kryetarit të komunës Argëtim Fida, i cili i tha dhe investimet kapitale në komunë.
 Ato janë: Përfundimi i bulevarit Iliria, Rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe trotuareve në zonën e re ekonomike ish-gazermat e ushtrisë, Rikonstruksioni i objekteve në ish-gazermë për fakultet të gjuhës angleze, Vendosja e matësve të ujit dhe ventilave matës nëpër lagje, Rregullimi i ndërtesës së zjarrfikësve dhe Rregullimi i shtratit të lumit Bakofska.
   “Unë si dibran  dhe aktivist i organizatave joqeveritare, mendoj se pushteti lokal së bashku me qytetarët do t’i ndajnë mjetet në projekte që janë propozuar nga pushteti lokal por kanë mbështetjen e qytetarëve”, tha Dritan Leshi i shoqatës joqeveritare “Një dollar për Dibrën”.
  Sipas tij, Programi “Forume në bashkësi” u mundëson qytetarëve të marrin pjesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në aktivitetet me të cilat jepet kontribut për një të nesërme më të mirë për Dibrën.debar_budzetski-9.jpg
 Programe zhvillimore të prezantuara në sesionin e dytë janë:
Ndërtimi i rezervuarit për ujë të pijshëm për Dibrën, Rregullim i sistemit të ujitjes, Asfalitimi i rrugës për në Bomovë, Përfundimi i shtresës së dytë të rrugës për Mogorçe, Rregullimi i 4000m2 parter rreth sallës së shkollës, Rregullimi i rrugëve dhe parkingje me gjelbërin të Liqenit të Dibrës, Rregullimi i kanalizimit të fekaleve për lidhje me kolektorin e qytetit, Rregullimi i pazarit të qytetit dhe pazarit qendror, Rregullimi i shëtitores kryesore si zonë për këmbësorët me ndriçim publik, drurë të rinj, kanalizim të ri atmosferik dhe vendosje pllakash graniti, Rregullimi dhe vendosja e pllakave në trotuaret e rrugës “Atanas Iliq” dhe rrugës “Beton”, Përfundimi i ujësjellësit në fshatin Mogorçë dhe të rrjetës së fshatit, Kanalizim të fekaleve në fshatrat Otishani dhe Xhepishte dhe përfundim të ujësjellësit, Rregullimi i rrugës për në Kosovrastin e Poshtëm, Rregullimi poligonit sportiv në fshatin Kosovrasti i Sipërm, Rregullimi i rrugës së fshatit Banjishte.
  “Shpresoj qëllimet e sesioneve të këtij projekti do të realizohen”, thotë Fardija Mustafovska, arsimtare në ShT “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, e cila ka marrë pjesë edhe në ciklin e mëparshëm të Forumit në Program.
  “Sesionet që janë realizuar deri tani treguan se mjetet duhet të jepen edhe në mjediset rurale, jo vetëm në Dibër”, vlerëson Mustafoska.
  Mjetet e komunës dhe të SDC-së, që gjithsej jane tetë milionë denarë për Komunën e Dibrës, do të jepen për realizimin e projekteve që qytetarët do t’i përcaktojnë në suazat e një prej projekteve nga buxheti i komunës 

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA