Prezantimi i të ardhura të buxhetit ishte një prej temave të sesionit të tretë të Forumit në Komunën e Dibrës, që në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 29 tetor, në restorantin “Penestija”.
Forumi, ku morën pjesë 102 banorë të komunës, i prezantoi dhe diskutoi për të ardhurat në buxhetin e komunës për vitin 2010 dhe u formua edhe Grupi i punës për përgatitjen e udhëzimeve dhe propozimeve të pjesëmarrësve.
“Forumet në bashkësi, edhe në ciklin e kaluar dhe në këtë cikël, na jep mundësi neve, qytetarëve, të marrim pjesë në aktivitetet nëpërmjet të cilave do të marrim vendimeve të rëndësishme në nivel lokal”, deklaroi Ilmi Kurtishi, nga Shoqata e Romëve “Hëna”.
Ai thekson se projektet që ofrohen prej pushtetit lokal janë të mira, por mendon se duhet të merren parasysh dhe zgjidhjet që i ofrojnë pjesëmarrësit në Forum.
Shpenzimet e buxhetit, në këtë sesion, i prezantoi përfaqësues i Sektorit të Financave në komunë, kurse të gjitha propozimet dhe komentet nëpërmjet Grupit të punës do të dorëzohen në komunë që të merren parasysh në buxhetin e vitit 2010.
Pjesëmarrësit më shumë propozime dhanë për sanimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pastaj për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve, për sanimin e ndërtesave të shkollave, për mbrojtje sociale si dhe për kulturë.
Forumi i Buxhetit, përveç se në Dibër, në këtë fazë të Programit po mbahet edhe në Strumicë dhe Berovë. Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Dibrës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë denarë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë denarë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim.
Programin në Komunën e Dibrës e zbaton Qendra për Zhvillim Institucional (QZhI) në bashkëpunim me komunën.
|