Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Berovë
Propozime për përmirësimin e të ardhura – sesioni i dytë në Berovë | Propozime për përmirësimin e të ardhura – sesioni i dytë në Berovë |
|
|
| e premte , 16 tetor 2009 | |
Sesioni i Dytë i Forumit në suazat e Programit “Forume në Bashkësi” u mbaj më 14 tetor në restorantin “Lloven dom” në prani të 77 banorëve të Komunës së Berovës.
Temë e sesioneve ishin prezantimet e prioriteteve për zhvillim të Komunës së Berovës për vitin 2010, të ardhurat e planifikuara/të realizuara për zhvillim të komunës për këtë vit, si dhe projeksioni i të ardhurave për vitin e ardhshëm 2010.Pjesëmarrësit në Forum, nëpërmjet propozimeve sipas tryezave të punës, dhanë rreth 20 propozime për përmirësimin e të ardhurave, midis të cilave administrata komunale më azhurne në mbledhjen e tatimeve, bashkëpunim më i madh midis pushtetit qendror (ministrive) dhe pushtetit lokal rreth dhënies së lejes së punës, zhvillim i marrëdhënies qytetar-komunë për mbledhjen dhe shpenzimin e mjeteve prej qytetarëve, rritje e efikasitetit gjatë mbledhjes së tatimit të pronës, pagimi i tatimit për tokë bujqësore etj. “Forumi u dha mundësi dhe lagjeve rurale që të përfshihen me propozimet e veta në zgjidhjen e problemeve të tyre”, thotë përfaqësuesja e bashkësisë vendore-Budinarci, Valentina Paçarska. Sipas saj, pjesëmarrësit kanë mundësi të përfshihen me propozimet e veta në zgjidhjen edhe të problemeve lidhur me infrastrukturën, që janë me rëndësi të madhe për banorët e lagjeve rurale. Mjetet e komunës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që për komunën e Berovës janë tetë milionë denarë gjithsej, do të jepen për realizimin e projekteve që qytetarët do t’i përcaktojnë në suazat e një prej projekteve të buxhetet të komunës. Programin në Berovë e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në bashkëpunim me komunën. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|