Në fillim arrow Komunat e përshira arrow Вклучени во 2008-2010 arrow Berovë arrow Propozim i shpenzimeve sipas kompetencave
Propozim i shpenzimeve sipas kompetencave Printoni E-mail
e enjte , 22 tetor 2009
 Sesioni i tretë i Forumit në Komunën e Berovës u mbajt më 21 tetor, në restorantin “Lloven dom” në praninë e 67 qytetarëve të komunës.berovo-budzetski.jpg   Sesioni, në suazat e Forumit të Buxhetit, përfshiu diskutime dhe prezantime për projeksionin e të ardhurave në komunë për vitin 2010 dhe shpenzimeve sipas kompetencave – veprimtari komunale dhe mbrojtje e mjedisit jetësor dhe natyrës.
   Udhëheqësi i Sektorit të Financave në Komunën e Berovës Xvonko Pekevski i prezantoi të ardhurat në Komunën e Berovës për vitin 2010, duke theksuar se me përpunimin e draft buxhetit dhe versionit të tij komplet që duhet të kalojë në Këshillin e Komunës së Berovës, do të dihet se sa do të jetë zëri mbi shpenzimet për vitin e ardhshme.
   Pjesëmarrësit i përcaktuan këto propozime për shpenzimet në veprimtaritë e komunës: Ndriçim publik – përdorim i burimeve alternative të energjisë, Furnizim me ujë, Trajtim i ujërave dalëse, Udhë, rrugë dhe breg lumi, Mirëmbajtje të varrezave dhe Trajtim të mirë të mbeturinave.
   Propozimet në lidhje me shpenzimet mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës janë:  Mbrojtja e ujit, tokës dhe ajrit, Shfrytëzim të burimeve alternative të energjisë, Mbrojtja e pyjeve si pasuri natyrore dhe Kontroll më i madh i shfrytëzimit të pyjeve dhe mirëmbajtje e rrugëve pyjore.
   Tryezat e punës dhanë propozimet e veta për realizimin e të cilave do të duhet të ketë mjetë të veçanta nga buxheti i komunës. Më shumë propozime kishte për ndriçimin e qytetit, sidomos buzë lumit Bregallnica dhe ndriçim i lagjeve rurale, vendosja e kazanëve të plehrave në lagjet turistike, vendosje e pllakave në rrugën për në varreza, mirëmbajtje e kapellës dhe dhënia e shërbimeve për varrim, zëvendësimi i tubove prej azbesti  aty ku nuk janë zëvendësuar, të ndryshohet rrjeta e ujësjellësit në fshatin Rusinovë, të shfrytëzohen burimet alternative të energjisë, të zmadhohet mbikëqyrja e ndotësve të natyrës, shënimi i burimeve natyrore të ujit të cilat janë të mira për përdorim, kontroll më i madh i pyjeve dhe prerjes së tyre, mbrojtja prej ndotjes së ujërave të lumit Bregallnica, vendosje e rrjetës rreth brezit të Liqenit të Berovës, sigurim të lokacionit për mbledhjen e mbeturinave etj.
   Numri i madh i propozimeve flet se pjesëmarrësit në Forum ishin shumë aktivë në diskutime dhe propozime, si dhe për interesimin e shfaqur mbi buxhetin në Komunën e Berovës dhe për punën e udhëheqjes lokale.
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA