| Sesioni i parë në Radovish-Konçe |
|
|
| e enjte , 19 nëntor 2009 | |
Rreth 150 banorë morën pjesë në Sesionin e Parë të Forumit që më 8 tetor u mbajt në restorantin “Shampion” në Radovish.
Tema në këtë Forum midis Komunave, që për herë të parë realizohet në këto dy komuna, është Furnizimi me Ujë dhe Ujërat Dalëse dhe e prezantoi përfaqësues i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Rajonal (ZhER).Forumi, pas prezantimit, e përcaktoi strukturën me formim të nëntë tryezave të punës. Ato janë – Sektori i Biznesit, Mjedisi jetësor, Bujqësia, Administrata Publike, Sporti dhe Rekreacioni, Kultura dhe Turizmi, Të rinjtë, Arsimi dhe Shëndetësia. Të pranishëm në sesion ishin edhe të dy kryetarët e komunave – Stojan Llazarov nga Komuna e Konçes dhe Robert Vellkov nga Komuna e Radovishit, të cilët apeluan që qytetarët të marrin pjesë në masë të madhe në zgjidhjen e problemeve me prioritet dhe në përparimin e komunave. ![]() Forumi ndërmjet Komunave mbahet mbi temë me interes të përbashkët e cila kërkon bashkëpunim midis komunave, me rëndësi për të gjitha komunat e përfshira. Ky lloj Forumi është i hapur edhe për komunat fqinje me profil të ngjashëm social-ekonomik. Forumin në komunat e Radovishit dhe Konçes e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), kurse buxheti i përgjithshëm për këto komuna është tetë milionë denarë prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunave, kurse gjashtë milionë denarë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi |
|---|