Në fillim
Forumi i parë në Krushevë Printoni E-mail
e diel , 22 nëntor 2009
Infrastruktura e Komunës është tema që banorët e komunës e përzgjodhën në Sesionin e Parë të Forumit që u mbajt më 30 shtator në ShT “Naum Naumovski Borçe”.

Banorët e Krushevës në disa muajt e ardhshëm do të diskutojnë për problemet e jetës së vet të përditshme në suazat e kësaj teme, që e përzgjodhën prej tri temave të propozuara nga komuna – Mbrojtja e mjedisit jetësor, Furnizimi me ujë dhe Infrastruktura e komunës.
“Qëllimi ynë është edhe Ju, qytetarët, të merrni pjesë aktivisht në Forum me qëllim që të dëgjojmë mendimin tuaj, dhe pas përfundimit të Programit përveç projekteve të realizuara të kemi edhe shumë propozime të tjera prej jush”, deklaroi në sesionin e parë kryetari i komunës së Krushevës, Vasko Damçevski.
 Sipas përfaqësuesit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ibrahim Mehmeti “investimi i SDC-së si donatorë është relativisht i vogël, por madhësia është në atë se në këtë mënyrë do të ndikojë në vendosjen e relacioneve të reja të përmirësuara midis komunës dhe qytetarëve.”
Buxheti i përgjithshëm i Programit në Komunën e Krushevës është katër milionë denarë, prej të cilëve një milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse tri janë donacion i SDC-së.
“Nëpërmjet këtyre sesioneve do të keni mundësinë së bashku të punoni me përfaqësuesit e komunës dhe të jepni udhëzime se si komuna të jetë më efikase në mbrojtjen e interesit të qytetarëve”, theksoi në sesion, përfaqësuesja e FIShHM-së, Sunçica Kostovska, organizatë e cila e zbaton Programin në Komunën e Krushevës.
a“Forumi në bashkësi”, përveç se në këtë komunë zbatohet edhe në 11 komuna të tjera – Strumicë, Mogilla, Novaci, Aerodrom, Berovë, Radovish, Konçe, Gostivar, Dibër, Makedonski Brod dhe Bogovinë.
 

 

 
< I mëparshmi


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA