| Banorët e Aerodromit do të zgjidhin probleme të shkollave |
|
|
| e hënë , 30 nëntor 2009 | |
|
Ky ishte rezultati i Sesionit të Parë të Forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi” që më 28 tetor u mbajt në korridorin e shkollës tetëvjeçare “Gjorgjija Puleski”. Prej tri temave të dhëna: Zhvillimi urban i Komunës së Aerodromit, Infrastruktura komunale dhe Arsimi, banorët e Aerodromit e përzgjodhën temën Përmirësimi i infrastrukturës së kushteve të punës në shkollat tetëvjeçare dhe kopshtet e Komunës së Aerodromit. Sipas kësaj, në gjashtë sesionet e ardhshme do të përpunohen projekte dhe do të gjenden zgjidhje për përmirësimin e gjendjes në të cilën gjenden ndërtesat e shkollave dhe kopshteve. Projekti apo projektet që do të përzgjidhen do të zbatohen dhe financohen me 6,6 milionë denarë, prej të cilëve katër milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kurse dy milionë nga Komuna e Aerodromit, kurse 600 mijë janë kontribut i mbartësve të projektit. Në fillim të sesionit, të pranishmit i përshëndeti Kristina Haxhi-Vasileva nga Njësia për Koordinim të Forumeve dhe Trajçe Nedevski, udhëheqës për zhvillim në QMBN, organizata e cila po zbaton këtë program në komunën e Aerodromit. Ata thanë se është mirë sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në diskutime, me qëllim që të jepen projekte konkrete. Marjan Kelemen foli në emër të Komunës së Aerodromit duke theksuar se Forumi është vetëm vazhdim i angazhimeve të komunës për një transparencë sa më të madhe në punën me qytetarët. Forumi formoi edhe strukturën përkatësisht u përcaktuan gjashtë tryeza pune të cilat do t’i mbrojnë interesat e veta – Sport dhe rekreacion, Mjedisi jetësor, Arsimi dhe shkenca, Puna dhe gjendja sociale, Energjetika dhe Ekonomia. Persona profesionistë të komunës i shpjeguan të tri temat dhe se çfarë projektesh mund të dalin prej tyre nëse zgjidhen, mbi të cilat qytetarët dhanë idetë e veta, si për shembull si të ndriçohet mjedisi rreth binarëve te bulevardi Serbia apo të ndërtohet shesh. Sipas shpjegimeve të Elizabeta Tomevskas nga Sektori i Komunës për Arsim që të vendosen në rend objektet e të gjitha institucioneve arsimore do të nevojiteshin rreth 15 milionë denarë, prandaj çdo donacion është i mirëpritur që të zgjidhen problemet me çatitë, fasadat, dyert dhe dritaret, muret dhe dyshemetë, tualetet. Sesioni i ardhshëm është caktuar të mbahet më 25 nëntor në shkollën “Gjorgjija Pulevski” Programi “Forume në bashkësi”, përveç se në Aerodrom, në këtë fazë mbahet edhe në 11 komuna të tjera – Bogovinjë, Mogillë, Novaci, Radovish, Konçe, Gostivar, Makedonski Brod, Strumicë, Berovë, Dibër dhe Krushevë. |
| < I mëparshmi |
|---|