|
U prezantuan propozim konceptet në Radovish-Konçe |
|
|
|
e premte , 22 janar 2010 |
76 banorë gjithsej nga Radovishi dhe Konçja morën pjesë në Sesionine Katërt të Forumit që u mbajt më 21 janar në restorantin “Shampion” në Radovish.
Pjesëmarrësit në Forum i prezantuan katër propozim konceptet që i përpunuan në përputhje me prioritetet që i përcaktuan në sesionet e mëparshme në të dyja komunat.
Propozim projekti i parë është “Shfrytëzimi i ujit atmosferik si ujë teknik dhe ndarja e rajoneve të vendeve të banuara sipas lartësisë mbi nivelin e detit”, propozim buxheti i të cilit vlerësohet 8.800.000 denarë.
Qëllimi është sigurimi i sasi së nevojshme të ujit cilësor dhe përmirësimi i shëndetit të të gjithë banorëve të komunave Konçe dhe Radovish.
“Fushata për shfrytëzim të drejtë të ujit” është propozim koncepti propozim zgjidhjet e të cilit përmbajnë distribuim të fletushkave, fushatë në TV, fushatë në radio dhe ligjërime prej profesorëve kompetentë të kësaj teme.
Propozim buxheti i përgjithshëm është 600 mijë denarë, kurse ndërmjet shfrytëzuesve të drejtpërdrejtë dhe indirektë janë fëmijët në kopshte, nxënësit, gjimnazistët dhe të gjithë banorët e komunave të Radovishit dhe Konçes.
Forumi e prezantoi edhe propozim konceptin e tretë “Pajisje teknike për mirëmbajtjen e rrjetës së kanalizimit të ujërave dalëse” me propozim buxhet të përgjithshëm prej 135 mijë eurosh.
Qëllimi i këtij projeti është sigurimi i mjedisit cilësor të jetës, mbrojtje të truallit prej fekaleve etj. Një pjesë e propozim zgjidhjeve përfshin blerjen e makinës së kombinuar për kanalizim për Komunën e Radovishit dhe blerjen e traktorit me cisternë nën presion të lartë për Komunën e Konçes.
Koncepti i fundit për propozim projekt ka të bëjë me “Trajtimin e ujërave dalëse dhe sistemet koletorë për ujërat dalëse”, me propozim buxhet të përgjithshëm prej 6.500.000 denarësh.
Ky projekt ka për qëllim trajtimin e drejtë të ujërave dalëse, prodhimin e produkteve bujqësore të shëndetshme, shfrytëzimin e ujit të pastruar etj.
Midis propozim zgjidhjeve janë për përpunimi i dokumentacionit teknik, studimi fizibiliti për trajtimin e ujërave dalëse, përpunimi i projekteve themelore dhe ideore për sistemin e kolektorëve, kontrolli teknik (revizioni) etj.
Sesioni i pestë, i ardhshëm, është vendosur të mbahet më 18 shkurt.
|