Komunat e përshira
Вклучени во 2007-2009
Dibra
Forumi i Katërt në Dibër | Forumi i Katërt në Dibër |
|
|
| e shtunë , 14 nëntor 2009 | |
|
Sesioni i Katërt i Forumit në suazat e Programit “Forume në bashkësi” në Dibër u mbajt më 12 nëntor në restorantin “Penestija”.
Në Forumin i Buxhetit, në këtë sesion, u diskutua për programet zhvillimore dhe projektet e buxhetit të komunës për vitin 2010, si dhe propozimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve për programet zhvillimore të buxhetit. Sesioni përfshiu prezantimin e projekteve kapitale dhe programeve zhvillimore të komunës, programe sipas programit, që i prezantoi përfaqësuesi i Sektorit të Financave nga administrata e komunës. Midis prioriteteve të dhëna prej banorëve të Dibrës, të cilat u përzgjodhën në përputhje me tryezat e punës, ishte vendosja e matësve elektronikë të ujit, sistemit të ujitjes, bulevardi “Iliria”, shëtitorja e qytetit, rruga për në fshatin Bomov dhe të tjera. Të pranishmit formuan edhe Grup Pune për Përgatitjen e Raportit të Propozimeve dhe Rekomandimeve të Qytetarëve, me qëllim që t’i dorëzohet Komisionit të Komunës për Buxhet i cili duhet ta marrë parasysh gjatë diskutimit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Dibrës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e Komunës, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Forumi i Buxhetit nënkupton diskutime dhe propozime për shpërndarjen e mjeteve të buxhetit të komunës, dhe përveç se në Dibër, mbahet edhe në Strumicë dhe në Berovë. Tri komunat janë pjesë e Ciklit të Tretë të Fazës së Dytë të Programit, që përfshin edhe nëntë komuna të tjera – Mogillë-Novaci, Radovish-Konçe, Bogovinë, Krushevë, Gostivar, Aerodrom dhe Makedonski Brod. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|