Komunat e përshira
Вклучени во 2007-2009
Dibra
Dibranët e përzgjodhën projektin “Përfundimi i bulevardit Iliria” | Dibranët e përzgjodhën projektin “Përfundimi i bulevardit Iliria” |
|
|
| e shtunë , 05 dhjetor 2009 | |
|
“Përfundimi i bulevardit Iliria” është projekti të cilin e përzgjodhën banorët e Dibrës në Sesionin e Pestë të Forumit, që u mbajt më 2 dhjetor, në restorantin “Penestija” në komunë. Gjithsej 72 vota, prej 76 pjesëmarrësve të pranishëm në këtë Forum, mori ky projekt vlera e të cilit është tetë milion denarë, saç është edhe fondi i projektit të Programit në komunën e Dibrës. Kryetari i Komunës së Dibrës, Argetim Fida, i prezantoi propozimet e qytetarëve të cilët janë miratuar në buxhetin e vitit 2010, ndërsa i prezantoi edhe propozimet që nuk hynë në buxhet për vitin e ardhshëm. Sipas tij, propozimet që nuk do të mund të realizohen në këtë vit kalendarik, do të jenë prioritet për vitin e ardhshëm, ndërsa për disa do të bëhet aplikim në fondet e huaja. Disa prej propozimeve do të kërkojnë vendim të Kuvendit të Komunës, disa janë paraparë për vitin 2010 me ndihmë financiare të Komunës, Fondeve IPA apo ministrive, tha ai në sesionin e fundit të Forumit. Forumi i Buxhetit në këtë fazë, përveç se në Komunën e Dibrës mbahet edhe në Berovë dhe Strumicë. Forumi përfshin diskutime dhe debate lidhur me përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin e ardhshëm, si temë që është përcaktuar paraprakisht. Forumet e buxheteve zbatohen në gjashtë sesione forumesh, kurse në të fundit, sesionin që vijon, duhet të jepet raport për atë sesi janë realizuar projektet e financuara nga buxheti i komunës. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|