Në fillim
Identifikimi i problemeve në Krushevë Printoni E-mail
e premte , 30 tetor 2009

krushevo-vtora_sesija.jpgRreth 80 banorë në Komunën e Krushevës morën pjesë në Sesionin e Dytë të Forumit që u mbajt, në Shtëpinë e Pensionistëve në Krushevë, më 28 nëntor, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”.

 

 Katër grupe problemesh gjithsej identifikuan qytetarët e kësaj komune, në suazat e temës kryesore Infrastruktura Komunale – Vend për Hedhjen Bërllokut, Mbledhja dhe Transporti i Bërllokut, Ujësjellësi dhe Kanalizimi i Ujërave të Zeza/dalëse në Komunën e Krushevës, Infrastruktura Rrugore në Komunë dhe Infrastruktura Urbane.
 Përfaqësuesja e pushtetit lokal Tatjana Hasanu shpjegoi se çfarë nevojitet për infrastrukturën komunale dhe çfarë mund të propozojnë qytetarët – ndërtim dhe mirëmbajtje e vendit të caktuar për bërllok, ndërtim dhe mirëmbajtje e sinjalizimit rrugor, parqe, gjelbërim, vende për rekreacion, ndërtim të tregut etj.
 Grupet e punës, që u formuan në përputhje me nëntemat, do të duhet të kryejnë hulumtime dhe përpunojnë propozim projekte në bazë të të cilëve do të përpunohen projekte që do t’i përzgjedhin banorët e Krushevës për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
 Programi “Forume në bashkësi” përveç se në Krushevë, në këtë fazë zbatohet edhe në Berovë, Dibër, Strumicë, Makedonski Brod, Gostivar, Aerodrom, Mogilla-Novaci, Radovish, Konçe dhe Bogovinë
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA