Sesioni i katërt në Berovë Printoni E-mail
e premte , 06 nëntor 2009

Nëntëdhjetë e nëntë banorë gjithsej morën pjesë në Sesionin e Katërt të Forumit që më 4 nëntor u mbajt në restorantin Shtëpia e Gjuetarit në Berovë, në suazat e Programit “Forume në bashkësi”.

 

 Sesioni përfshiu shqyrtimin e katër lloje të dalash sipas kompetencave pas kësaj të pranishmit propozuan prioritete që do të mund të realizohen prej buxhetit të komunës në vitin e ardhshëm. Ato ishin propozime në lidhje me veprimtaritë komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, të dalat në kompetencat e arsimit dhe kulturës, të dalat në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe për mbrojtjen sociale dhe sportin.
 Prezantimet ishin përgatitur prej përfaqësuesve të administratës së Komunës së Berovës, pas kësaj pjesëmarrësit i përcaktuan prioritetet – në lidhje me arsimin dhe kulturën janë dhënë 24 propozime, midis të cilave rikonstruksioni i sallës së kinemasë dhe ngrohjes qendrore në Shtëpinë e Kulturës, pasurimi i fondit të librave në bibliotekën e qytetit, hapjen e radios rajonale në Komunën e Berovës, riparimi i shkollës në fshatin Maçevë, ndryshimi i çatisë në ShT në fshatin Dvorishte etj.
 Prioritetet e propozuara nga qytetarët mbi sportin dhe mbrojtjen sociale janë grupuar në tri grupe – afirmimi i sportit nëpërmjet formimit të grupeve formale, ndërtimi i objekteve sportive dhe ndërtimi i azilit të pleqve.
 Pjesëmarrësit  në suazat e të dalave sipas kompetencave për zhvillim ekonomik, përcaktuan 22 prioritete të propozuara, midis të cilave ndërtimi i objekteve të infrastrukturës deri te zona industriale, ndërtimi i etno-parkut, ndërtimi i qendrës përkujtimore dhe promovimi i Petlec-Rusinovë, salla e kinemasë – sallë për shumë aktivitete etj.
 Forumi i Buxhetit për herë të parë mbahet në Berovë dhe në dy komuna të tjera – Dibër dhe Strumicë, dhe nënkupton diskutime dhe propozime për shpërndarjen e mjeteve të buxhetit në komunë.  Buxheti i përgjithshëm për Komunën e Berovës është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e Komunës, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
  
 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA